LAJMI I FUNDIT:

Hoti ua premton 1.7 milion euro komunitetit joshumicë nga Pakoja e Rimëkëmbjes

Hoti ua premton 1.7 milion euro komunitetit joshumicë nga Pakoja e Rimëkëmbjes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti jo shumicë janë pritur në takim nga kryeministri Avdullah Hoti. Temë e këtij takimi ishte njoftimi me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, e cila lidhet në mënyrë specifike me komunitetet jo shumicë në Kosovë.

Hoti tha se, në bazë të programit të miratuar në Qeveri një shumë prej rreth 1.7 milionë eurove mbështetje për ta.


“E kemi shpërndarë më herët në bazë të programit të miratuar në Qeveri një shumë prej rreth 1.7 milion eurove mbështetje për komunitetet jo shumicë, për promovimin e kulturave, aktiviteteve të ndryshme për komunitetin jo shumicë. Kjo masë në mënyrë specifike lidhet me tri objektiva të cilat më pas do t’i diskutojmë. Në objektivin e parë është sigurimi i nevojave themelore të jetesës për persona në nevojë nga komunitetet jo shumicë këtë do të bëjmë përmes dërgimit të pakove me gjëra themelore ushqimore për persona që janë në nevojë. Madje pjesën e dytë ndihmë financiare për ndërmarrjet e vogla dhe familjare të komuniteteve jo shumicë që janë ndikuar negativisht nga pandemia COVID-19. Në veçanti ndihmë për punësimin e punëtorëve nga komuniteti jo shumicë. Dhe masa e tretë është ndihmë për personat e braktisur, të sëmurë dhe në moshë në formë të shërbimeve që iu ofrojmë atyre personave. Shuma të cilën do ta shpërndajmë për këto tri objektiva brenda kësaj mase është 2 milionë euro për komunitetin jo shumicë, pa bërë ndonjë ndarje mes të komuniteteve sepse besoj që madje ndarjet duhet të bëhen në bazë të kërkesave që vijnë për këto çështje”, tha Hoti.

Hoti derisa kërkoi mbështetjen e deputetëve për identifikimin e rasteve të cilët kanë nevojë për ndihmë, ka theksuar edhe se procesi do të jetë objektiv.

“Bashkë me drejtorin dhe me stafin mbështetës do të kujdesim që procesi me qenë objektiv dhe do të ndihmojmë rasteve për nevojat që kanë dhe për të plotësuar kushtet e nevojshme në mënyrë që të mos diskualifikohen për shkak se nuk kanë arritur me i përfunduar procedurat administrative që kanë qenë të nevojshme. Atë që kërkoj nga ju është mbështetjeje e jua për zbatimin efikas të kësaj mase në mënyrë që brenda këtij viti, pjesën e parë të dhjetorit të shpërndahet kjo dhe këto mjete të shkojnë në rastet m në nevojë, e di që ndoshta nuk është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e komunitetit jo shumicë por besoj duke u përball me situatën me të cilën jemi, përveç ndihmës së parë dhe pakos gjithëpërfshirëse për rimëkëmbje ekonomike tash do të shtojmë edhe më tutje kujdesin e shtetit për ta”, tregoi Hoti. /KP/