LAJMI I FUNDIT:

​Hoti: Qytetarët të mos ndikohen nga sondazhet e porositura dhe të paguara

​Hoti: Qytetarët të mos ndikohen nga sondazhet e porositura dhe të paguara

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, gjatë një bashkëbisedimi me strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Fushë Kosovë, i ka porositur të gjithë qytetarët që të mos ndikohen nga sondazhet, sipas tij, të porositura dhe të paguara, të cilat kanë për qëllim manipulimin e opinionit publik dhe krijimin e perceptimit të rrejshëm për një parti politike që ka rrezikuar ekzistencën e shtetit.

“Nuk fitohet besimi i qytetarëve me sondazhe të porositura dhe të paguara nga një subjekt politik. Përkrahja që po hasim në strukturat, anëtarësinë dhe simpatizantët e LDK-së dëshmon qartë se ne do të fitojmë bindshëm në këto zgjedhje”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se kur u zgjodh kryeministër e gjeti qeverinë me marrëdhënie të ngrira me aleatët tanë. “Me punë dhe përkushtim arritëm që të kthejmë besimin e aleatëve tanë, e menaxhuam me sukses pandeminë, krijuam pakon ekonomike për biznese dhe e përmbyllëm vitin me angazhimin e ushtrisë sonë në radhët e ushtrisë amerikane për të kontribuar për paqen në botë”, tha Hoti.


Kryeministri foli edhe për oponentët politikë të LDK-së, të cilët i quajti “oponentë të shtetit, të demokracisë dhe oponentë të fjalës së lirë”.

Ai ka thënë se gjatë 50 ditë qeverisje, oponentët e demokracisë e luftuan ashpër mendimin ndryshe nga ajo që mendon, sipas tij, lideri i tyre suprem.

“Ju jeni dëshmitarë me çfarë presionesh përballeshin të gjithë gazetarët, analistët dhe opinionistët që nuk mendonin si lideri suprem i tyre. Aktivizonin mijëra aktivistë për të linçuar publikisht ata që shprehnin lirshëm mendimin e tyre”, shtoi Hoti.

“Ardhja e tyre në pushtet paraqet rrezik për shtetin, për aleancat tona me partnerët historikë dhe strategjikë. Për këtë arsye LDK-ja dhe strukturat e saj janë mobilizuar si asnjëherë më parë për të fituar në këto zgjedhje”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Kronika e Zezë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Kalo në kategori