Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së.
Hoti ka thënë se Kosova në 11 vjet shtet asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të dobët karshi marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Në 11 vjet shtet asnjëherë nuk kemi qenë në pozitë më të dobët si në politikën e brendshme ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, nuk kemi parë asnjëherë degradim më të madh institucional gjatë këtyre viteve, dhe një humbje të plotë të besueshmërisë së qytetarëve ndaj lidershipit të vendit. Me këtë lloj politike është vë në pikëpyetje përkrahja e partnerit tonë të SHBA-së karshi shtetit të Kosovës. Për herë të parë ndodhë në 30 vite që kryeministrit të vendit i mohohet e drejta për të udhëtuar në SHBA. I mohohet e drejta e një lideri të Kosovës që të udhëtoj në vendin më proevropian në botë. Po ashtu janë anuluar 10 programe në qendrën në Marshavë”, ka thënë ai.
Sipas Hotit, presidenti Hashim Thaçi do të duhej të lobonte për njohje e jo siç tha ai për korrigjim kufijsh.
“E kemi Presidentin e Kosovës i cili po lobon fuqishëm për korrigjim të kufijve. Nëse ky do të lobonte për njohje të reja, ndoshta nuk do t’i kishim këto tërheqje që i kemi pasur gjatë 2018. Presidenti nuk është duke e kryer rolin e tij kushtetues, bëhet 1 vit i plotë prej që e ka bllokuar funksionimin e komisionit qendrorë të zgjedhjeve me pasoja për të gjitha asambletë komunale për gjithë Kosovën. Ka mbi 30 asambleistë të komunave që presin për çertifikim, po ashtu 1 deputet i Kuvendit të Kosovës, si dhe krejt stafet e grupeve parlamentare të punësuar nëpër parti politike që financohen përmes buxhetit të shtetit, janë të bllokuar tash e dy muaj pa paga. Partitë e tjera mund të kenë burime tjera të financimit por LDK bazohet në financat që merr nga buxheti i shtetit. Do të ketë një seancë të jashtëzakonshme për këtë. Ne tani e kemi dërguar kërkesën, dhe të mërkurën që vije Kuvendi i Kosovës mbanë seancë të jashtëzakonshme për bllokimin KQZ-së nga Presidenti”, ka theksuar Hoti.
Në këtë konferencë shefi i grupit parlamentar të LDK-së ka folur edhe për dialogun. Ai ka thënë se formati i dialogut e ka kthyer Kosovën në periudhën sa ishte me institucione të përkohshme.
“Dialogu është në rrugë pa krye. Është themeluar një ekip dialogues jo kushtetues, dhe ky format e i ekipit e ka kthyer Kosovën në periudhën kur ka qenë me institucione të përkohshme. Në anën tjetër taksa është bërë strehë për plaçkë për buxhetin e shtetit nga ana e koalicionit PAN. Janë mbi 8 milion euro që janë ndarë vitin e kaluar nga rezervat e shtetit për vendime në masë të madhe jo ligjore. Edhe për këtë do të ketë një seancë të jashtëzakonshme të martën që vije. 44 deputetë e kanë nënshkruar kërkesën, dje e kemi dorëzuar dhe kryeministri duhet të jap përgjegjësi për ndarjen e këtyre mjeteve. Qeveria është shndërruar në mekanizma biznesore. Ka një numër të madh të vendimeve që janë thejshtë për interesa të ngushta klanore, siç janë: ulja e akcizës në duhan, gjëra për të mbështetur prodhuesit vendor, më herët ka qenë lirimi nga taksa për prodhuesit e huaj dhe tani ën fund në rastin e Pejës shpallja e një investitori strategjik një kompanie që mund ta shkatërroj krejt Lumbardhin e Pejës. Institucionet dhe ndërmarrjet publike janë bërë strehë për punësim të militantëve partiak”, ka theksuar ai duke shtuar se për të gjitha këto dështime duhet të merr përgjegjësi kryetari i PDK-së, sepse po e quan vetën shef të koalicionit PAN, shkruan Telegrafi.
Hoti ka theksuar se e vetmja zgjidhje për vendin janë zgjedhjet.
“Vlerësojmë fuqishëm që Kosova duhet të lirohet nga ky lidership sa më parë, zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë. Vetëm një Qeveri e re me legjitimitet të fuqishëm qytetarë mund të udhëheq Kosovën drejt integrimeve euroatlantike, vetëm një Qeverie tillë mund të udhëheq dialogun. Kosova nuk duhet të dialogoj, nuk ka rrugë tjetër. Një platformë për dialog është vetëm Kushtetuta e vendit, dhe ekip është vetëm Qeveria që duhet ta udhëheq dialogun bazuar një platformë orientuese që duhet të votohet në Kuvend me 2/3 e votave. Korrigjim të kufijve nuk do të ketë asnjëherë. Qytetarët besoj shpejt me zgjedhjet e lira do të korrigjojnë lidershipin e Kosovës”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania