LAJMI I FUNDIT:

Hoti për Task forcën anti-korrupsion: Nuk po e pengojmë punën, jemi duke bërë rikonstruktimin e saj

Hoti për Task forcën anti-korrupsion: Nuk po e pengojmë punën, jemi duke bërë rikonstruktimin e saj
Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti në interpelancën e thirrur nga 8 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me shfuqizimin e taskë forcës anti-Korrupsion brenda Policisë së Kosovës, ka thënë se ata kanë marrë vendim për rikonstruktimin e kësaj task force.

Sipas tij Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në luftën e korrupsionit si dhe në anëtarësimin e mekanizmave të sigurisë në ato ndërkombëtare.

“Ne duke u bazuar në dispozitat ligjore më 19 tetor me vendim të qeverisë kemi marrë një rikonstruktim të ri, që do të ndikojë në rritjen e performancës të organeve të sigurisë në luftimin e korrupsionit. Vendimi i Qeverisë mundëson ndarjen e përgjegjësive të institucioneve përkatëse që merren me sundimin e rendit dhe ligjit. Ky vendim ka të bëjë me zhvillimin e departamentit që është pjesë kryesore e strukturës së policisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin, i cili ka mandat dhe përgjegjësi specifike në luftimin e dukurive negative”, tha Hoti.


Ai shtoi se ky vendim eliminon mundësin e bartjes së përgjegjësisë nga një sektor në një sektor, eliminon dyfishimin e institucioneve të cilat kanë mandat ligjor të merren me çështje të caktuara dhe në të njëjtën kohë e rrit përgjegjësinë e të gjitha institucioneve në luftimin e korrupsionit.

Hoti ka deklaruar se me rikonstruktimin e Task-Forcës nuk janë duke penguar punën e saj.

“Departamenti Special Anti-korrupsion apo e ashtuquajtura Task-forca antikorrupsion ka funksionuar brenda departamenti te hetimeve. Pra kemi departament brenda departamentit të hetimeve. Me këtë vendim vetëm po e sqarojmë funksionimin e departamenti të hetimeve brenda Policisë. Nuk po e pengojmë punën e tyre, po e fuqizojmë përmbajtjen. Prandaj me strukturimin e ri dhe besojmë se ky departament do të jetë më efikas në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori