LAJMI I FUNDIT:

Hoti në mbledhjen e parë të qeverisë: Do t’i kthehemi punës e jo retorikës

Hoti në mbledhjen e parë të qeverisë: Do t’i kthehemi punës e jo retorikës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur mbledhjen e parë  me kabinetin e ri qeveritar.

Në fjalën e tij hyrëse në këtë mbledhje, Hoti iu uroj punë të mbarë gjithë ministrave dhe zëvendëskryeministrave të tij. Ai tha se si qeveri e re i presin shumë sfida.

“Ju uroj punë të mbarë për sfidat që na presin si qeveri e re.  Dua të falënderoj veçanërisht stafin mjekësor të cilët treguan profesionalizëm të lartë në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Falenderim i veçantë edhe për policinë, stafin administrativ në nivel qendror e lokal, bizneset private, ndërmarrjet publike, e po ashtu ju shprehi ngushëllime familjeve të viktimave që janë prekur nga kjo pandemi dhe ne si qeveri do tu qëndrojmë afër”, ka thënë Hoti.


Kryeministri Hoti tutje shtoi se si qeveri e re ka për obligim që të ti japë frymë demokracisë së brendshme në respektin të rendit dhe ligjit dhe  ti nënshtrohet vetëm Kushtetutës.

“Do të punojmë bashkë në realizimin e një programi qeverisës me gjithë partnerët e këtij koalicioni duke qenë llogaridhënës ndaj gjithë deputetëve të Kuvendit, pozitë e opozitë, duke vendosur një diskurs të ri në skenën politike. Është një program ambicioz, besoj në këtë program dhe në këtë ekipe të shkëlqyeshme. Do tu dalim zot pritjeve të qytetarëve”, tha Hoti.

Ai shtoi se menjëherë duhet të adresojmë sfidat shkaku i pandemisë, siç është rimëkëmbja ekonomike.

“Do ta miratojmë së shpejti programin për rimëkëmbjen ekonomike është një program voluminoz për t’iu mundësuar bizneseve, familjeve dhe qytetarëve që sa më lehtë të tejkalojnë këtë krizë të paprecedent”, ka thënë Hoti.

Hoti ka shtuar se do t’i kthehemi punës e jo retorikës. Ai shtoi se do të ndërtojnë një diskurs të ri edhe brenda qeverisë edhe në Kuvend me opozitën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori