Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të shtunën gjatë tubimit elektoral në Han të Elezit, se më 14 shkurt qytetarët e Kosovës e kanë vetëm një alternativë për ruajtjen e shtetit të Kosovës, e kjo alternativë është LDK me numrin 132.
“Jam i sigurt se kemi me e marrë besimin e qytetarëve më 14 shkurt. Duhet të përgatitemi shpejt për të formuar institucionet e ardhshme, institucione këto që do ta zhvillojnë ekonominë, do ta zbatojnë marrëveshjen e Uashingtonit, do t’i sigurojnë Kosovës njohje të reja, do të sigurojnë liberalizimin e vizave dhe do ta përmbyllin marrëveshjen me Serbinë. Jam i bindur se LDK ka me e pas privilegjin për t’i përmbyllur këto çështje gjatë vitit 2021. Ne nuk jemi njerëz që lëshojmë parulla por njerëz të dëshmuar që punojnë në shërbim të Kosovës”, tha Hoti.
Ai foli edhe për të arriturat që janë shënuar gjatë kohës sa ishte në krye të qeverisë.
“E kemi menaxhuar mirë pandeminë dhe presim që vaksina kundër Covid 19 të arrijnë këtë muaj. Në ekonomi kemi ndërmarrë hapa që i kanë dhënë fund krizës. Nuk ka familje as biznes që nuk është ndihmuar, janë dyfishuar subvencionet si janë dyfishuar të ardhurat për përfituesit e ndihmës sociale. Vetëm nga Trusti qytetarëve ju kemi mundësuar tërheqjen e 200 milionë eurove, ndërsa deri tani që po flasim 700 milionë euro kanë hyrë në ekonomi”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.
Përveç këtyre sfidave, Hoti, tha se sfida kryesore gjatë qeverisjes së tij, ishin raportet e dëmtuara me partnerët e Kosovës në SHBA dhe BE.
“ Falë qeverisjes së LDK-së, për pak muaj i rregulluam raportet me aleatët. Shkuam në Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje që ka ndikim në krejt rajonin, duke e ndalur ndikimin rus në këtë pjesë. Kosovarët kanë me ja pa hajrin kësaj marrëveshjeje viteve në vazhdim, sepse do të ndërtohet hekurudha drejt Durrësit, Kosova do të përfshihet në gazsjellësin që kalon përmes Maqedonisë, do të vijnë 1 miliard dollar investime”, tha Hoti.
Kandidati i LDK-së, tha se me marrjen e qeverisjes për mandatin 4 vjeçar, për fabrikën e çimentos në Han të Elezit, do të punohet me partnerët ndërkombëtarë që ajo të respektojë standardet për ambientin. Projekt tjetër me rëndësi për këtë pjesë ai përmendi edhe ndërtimin e rrugës në drejtim të Tetovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Berisha: Primaret, procesi më demokratik që ka njohur Shqipëria

Shqipëria “Vendi i Nderit” në ITB Berlin, Rama: Në bisedime për fluturime të drejtpërdrejta me SHBA

Janevska: Rritëm pagat e profesorëve universitarë për 14%, presim përkushtim për arsim më cilësor ndaj studentëve

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës