LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Komuna e Ferizajt kërkon stabilitet të qëndrueshëm, të cilin vetëm LDK e ofron dhe e garanton

Hoti: Komuna e Ferizajt kërkon stabilitet të qëndrueshëm, të cilin vetëm LDK e ofron dhe e garanton

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbajtur një takim me qytetarët në komunën e Ferizajt.

Hoti ka thënë se në Ferizaj janë pritur ngrohtësisht, transmeton Telegrafi.

“Në Ferizaj, ndryshe në qytetin e zhvillimit, u pritëm ngrohtësisht nga strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së. LDK-ja, shtëpia jonë politike është dhe do të mbetet e bashkuar, pasi që kjo është nevojë për vendin, normalitetin dhe zhvillimin e tij”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.


Më tej, Hoti ka thënë se komuna e Ferizajt kërkon stabilitet të qëndrueshëm, që sipas tij, vetëm LDK mund ta ofrojë.

“Ky qytet i zhvilluar dhe i dalluar për shkathtësitë e njerëzve në të bërit biznes kërkon një stabilitet të qëndrueshëm dhe mbështetje të vazhdueshme, të cilin vetëm LDK-ja e ofron dhe e garanton”, ka pohuar ai.

Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, kurse partitë politike kanë 10 ditë kohë për të bërë fushatë elektorale, nga data 3 e deri më 12 shkurt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori