LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kandidati për kryeministër caktohet nga LDK-ja, jo nga studiot dhe rrjetet sociale

Hoti: Kandidati për kryeministër caktohet nga LDK-ja, jo nga studiot dhe rrjetet sociale
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas debateve dhe përmendjes së emrave të ndryshëm për kandidat për kryeministër nga ky subjekt politik në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Hoti ka thënë se kandidati për Kryeministër i LDK-së caktohet nga LDK-ja, jo nga studiot apo rrjetet sociale.

“LDK-ja nuk është vetëm parti, por edhe shkollë e të menduarit politik, që e ruan kursin e zhvillimit demokratik dhe euro-integrues të Kosovës”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook, përcjell Telegrafi.


Më tej Hoti ka thënë se LDK-ja i ka mbijetuar kohës së represionit serb, duke organizuar institucionet e Republikës së Kosovës.

“LDK-ja i ka mbijetuar një gare të egër politike në vitet e pasluftës, kur zyrtarët e saj janë vrarë, por e ka ruajtur kursin e zhvillimit demokratik të Kosovës. LDK-ja tash e ka sfidën e radhës, për të mos e lënë shtetin e Kosovës të rrëshqasë drejt autokracisë, izolimit dhe regresit”.

Hoti ka thënë se “LDK-ja nuk është perfekte, por është vlerë për Kosovën. Dhe do ta fitojë edhe këtë sfidë, jo për veten e saj, por për Kosovën”.

“Është obligim i LDK-së që gjeneratat e reja të zhvillohen duke u mësuar me tolerancën dhe demokracinë, me vlera njerëzore dhe evropiane, e jo me antivlera, militantizëm, dhunë dhe autokraci”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, Kryesia e LDK-së është mbledhur të dielën në një mbledhje ku është pritur se do të caktohej kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër, i cili do t’i prijë listës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Por,pas këtij takimi u tha se është biseduar vetëm për caktimin  e kritereve të cilat duhet t’i plotësojë kandidati për kryeministër dhe kandidatët për deputet.

Ndërkohë, nëpër media, debate televizive e rrjete sociale janë përfolur disa emra si kandidatë të mundshëm të LDK-së për kryeministër. Janë lakuar emrat e Kujtim Shalës, Avdullah Hotit, Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut e ndonjë tjetër.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori