LAJMI I FUNDIT:

Hoteli, nata e të cilit kushton një milion dollarë! (Foto)

Hoteli, nata e të cilit kushton një milion dollarë! (Foto)

Ky hotel me famë botërore ka tërhequr yjet më të mëdha të muzikës pop, Marilyn Monroe, Frank Sinatra dhe Elvis Presley. Në vitin 2008 filloi rinovimin e plotë dhe sot është sërish një nga vendpushimet më luksoze në Shtetet e Bashkuara.

Bëhet fjalë për hotelin Riviera Palm Springs në Kaliforni, i cili gjithashtu ka pasur klientë të pasur, transmeton Telegrafi.

Por tani, pronarët e tij, kanë vendosur që të shkojnë edhe një hap më tej. Hoteli në fjalë, lëshohet i tëri me qira dhe çmimi është hiq më pak se një milion dollarë për një natë.


Me 398 dhoma dhe me të gjithë stafin në dispozicion, për ata që zgjedhin të organizojnë ceremoninë e martesës ose edhe ndonjë ceremoni tjetër, hoteli garanton trajtim “yjesh”. /Telegrafi/
111

222

333

444

555

666