LAJMI I FUNDIT:

Homoseksuali, baba i djalit të lezbikeve

Homoseksuali, baba i djalit të lezbikeve

Një donator i spermës nga Irlanda, ka ngadhënjyer në një kontest gjyqësor, duke fituar të drejtën për të vizituar fëmijën e një çifti lezbikesh.

Gjykata supreme e këtij vendi ka vendosur në favor të donatorit, i cili është homoseksual, duke konsideruar se babai biologjik ka të drejtë të kontaktojë me fëmijën e tij.

Këshilli pesë anëtarësh i Gjykatës ka marrë vendim unanim, duke konsideruar se është në interes të djaloshit 3-vjeçar të ketë kontakt me babanë e tij biologjik.

Është interesant fakti, se 41-vjeçari homoseksual, donator i spermës, ka qenë shok me njerën nga lezbiket, që tashmë është prind i këtij djaloshi të vogël. /Telegrafi/