LAJMI I FUNDIT:

Homazhe për nënkomisarin e vrarë

Homazhe për nënkomisarin e vrarë

Bëhen homazhe në Tiranë për nënkomisarin që humbi jetën në krye të detyrës.

Homazhet do të zhvillohen të enjten në Tiranë nga ora 13.00 deri në orën 14.00, në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë homazhe në nderim të punonjësit të policisë Nënkomisar Pajtim Alistafaj, i cili humbi jetën në krye të detyrës një ditë më parë. Pas homazheve do të vijojë ceremonia ë varrimit në Varrezat ë Tufinës.

Qytetarët dhe autoritetet pritet ti bëjnë nderimet e fundit Nënkomisar Pajtim Alistafaj, i cili humbi jetën në krye të detyrës të mërkurën në mbrëmje. /Telegrafi/