LAJMI I FUNDIT:

Homazhe për Aulon Zekën (Foto)

Homazhe për Aulon Zekën (Foto)

Familjarë, shokë e miq janë mbledhur sonte në Sheshin “Skënderbeu” dhe kanë ndezur qirinj për kujtuar 16 vjeçarin, Aulon Zeka, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri të shtunën e shkuar në lagjen Arbëria të Prishtinës.

Të pranishmit e kujtuan me dhembje dhe dashuri shkuarjen nga kjo jetë të Aulonit, të cilin e kujtojnë me mall dhe lot.

“Lon sonte flenë në dhe, krevati yt është mbetur thatë. Ne ty të përcjellum te varri. Vllau jem, në lulet të rinisë ta morën jetën. Ëndrra jote ka qenë mu bo fotograf. Krejt Kosova është qu me të ndihmu. Por ti që ia more jetën, qysh ndihet tash, a mendon qysh ndihet ajo nënë që e puthi për së vdekuri, e ty që ia more jetën kurrë drite mos pafsh! Zënin tënd e kanë në kry, e të qeshurën tënde gjithmonë në zemër. Drejtësi nuk ka këtu…”, tha vajza e tezes së të ndjerit Aulon Zeka, Vesa Kamberi.


Të pranishëm ishin kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Arbër Vllahiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Kalo në kategori