LAJMI I FUNDIT:

Holandezët votojnë kundër ratifikimit të marrëveshjes BE-Ukrainë

Holandezët votojnë kundër ratifikimit të marrëveshjes BE-Ukrainë

Shumica dërrmuese e njerëzve holandezë që shkuan në qendrat e votimit për të shprehur mendimin e tyre kanë hedhur poshtë marrëveshjen e asocimit të propozuar midis BE-së dhe Kievit.

Ky është përfundimi i sondazhit të publikuar disa minuta para se të mbyllej votimi në Holandë, transmeton syri.


“64% votuan kundër ratifikimit, i cili forcon lidhje ekonomike dhe politike ndërmjet bllokut 28 vendësh dhe Kievit. Ndërsa 36% e votuesve mbështetën këtë asocim të propozuar midis BE-së dhe Kievit”, thuhet në rezultatet e sondazhit