Në qytetin ukrainas të Lviv, studentë dhe artistë janë parë duke bërë “kokteje Molotov”.
Veç tyre, në një periferi të Kievit, një ekonomiste në pension tregoi stokun e saj të pajisjeve ndezëse, duke shpjeguar se ajo i ka ndërtuar ato pasi ka kërkuar udhëzime në Google.
Ndërsa në Dnipro, gratë ishin mbledhur për të ‘prodhuar’ bomba të improvizuara.
“Duket si e vetmja gjë e rëndësishme për të bërë tani”, thoshte një mësues vendas, përcjell Telegrafi.
Kështu, me vazhdimin e agresionit rus mbi vendin e tyre, qytetarë në të gjithë vendin më të madh të Evropës po përgatisin sasi të mëdha “kokteje Molotov” për të luftuar kundër forcave pushtuese.

Por për gati një shekull, pajisja ka qenë arma “më e arritshme për të pafuqishmit” që luftojnë kundër një armiku “teknologjikisht superior”.
Koktejet Molotov janë shumë më efektive se gurët, por jo shumë më të vështirë për t’u gjetur. Gjithçka që nevojitet është një shishe qelqi dhe disa përbërës të ndezshëm.
Dhe tanket ruse kanë qenë prej kohësh objektivi i tyre.
Rebelët nacionalistë të krahut të djathtë në Luftën Civile Spanjolle përdorën për herë të parë “bomba benzine” në vitin 1937 kundër tankeve sovjetike.
Sidoqoftë, njerëzit e Finlandës ishin ata që dolën me një emër të tillë.
Emri ishte një referencë poshtëruese për ministrin e jashtëm sovjetik Vyacheslav Molotov.
Origjina e emrit thuhet se erdhi nga propaganda e Molotovit gjatë Luftës së Dimrit, kryesisht deklarata e tij në radion shtetërore sovjetike se misionet e bombardimeve mbi Finlandë ishin në fakt “dërgesa ushqimore humanitare nga ajri për fqinjët e tyre të uritur”.

Bëhet fjalë për luftën që filloi me një pushtim sovjetik të Finlandës më 30 nëntor 1939, tre muaj pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe e cila përfundoi tre muaj e gjysmë më vonë me një traktat paqeje më 13 mars 1940.
Si rezultat, finlandezët i quajtën me sarkazëm bombat sovjetike “Shporta me bukë Molotov”.
Dhe kur bomba e zjarrit me shishe u zhvillua për të sulmuar dhe shkatërruar tanket sovjetike, finlandezët e quajtën atë “koktej Molotov”, si “një pije për të shkuar me pakot e tij ushqimore”.
Fabrikat shtetërore të pijeve kishin kaluar tashmë nga prodhimi i vodkës në përgatitjen e sasive të mëdha të pajisjeve ndezëse të improvizuara, të cilat trupat finlandeze i përdorën me efekt të madh kundër armatës sovjetike.
Pas kësaj, emri “koktej Molotov” mbeti dhe u përhap shpejt në mbarë botën, përcjell Telegrafi.

Madje gjatë Luftës së Dytë Botërore, Qeveria britanike trajnoi Gardën e Brendshme – burra shumë të moshuar për të luftuar në ushtrinë e rregullt – në përdorimin e atyre që quheshin “kokteje à la Molotov”.
Në një video trajnimi, vullnetarëve iu tregua se si të ndërtonin një barrikadë për të ndaluar një tank nazist përpara se të bombardonin ato me kokteje Molotov.
Ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore, kur populli hungarez u ngrit kundër kontrollit sovjetik në vitin 1956, kokteji Molotov ishte arma e tyre e zgjedhur.
Ata shkatërruan rreth 400 tanke përpara se rebelimi të shtypej.
Që atëherë, koktejet Molotov janë përdorur në mbarë botën gjatë protestave dhe konflikteve të armatosura.
Për shembull, ndër tjerash, palestinezët i hodhën ato mbi ushtarët izraelitë; protestuesit kundër shahut gjatë revolucionit iranian; demonstruesit në Hong Kong i flakën ato gjatë goditjes së fundit kineze, si dhe në SHBA, ato janë ndezur gjatë protestave racore.
Kështu ndodhi dhe po vazhdon të ndodhë edhe në Ukrainë, edhe pse Kremlini pretendoi fillimisht se trupat ruse do të priten ngrohtësisht në Ukrainë.
Por në vend të kësaj, ata “u pritën me kokteje Molotov”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës