Ndërsa lufta po zhvillohet jo shumë larg tij në Kharkiv, Serhii po zhvillon një betejë nga shtëpia e tij, i rrethuar nga një komoditet i plotë.
Në dhomën e tij në Sumy, vetëm 20 kilometra nga Rusia në veri-lindje të Ukrainës, 33-vjeçari ka gjithçka që nevojitet për të bërë një koktej molotovi.
Por, për momentin, ai nuk po bën një luftë të tillë kundër Moskës.
Në vend të kësaj, ai po merr pjesë në sulmet dixhitale të qeverisë ukrainase ndaj Rusisë, që synojnë mbylljen e faqeve të internetit të qeverisë ruse dhe ndërprerjen e aftësisë së Moskës për të shkëmbyer informacione.
Kur shpërtheu agresioni rus mbi Ukrainë, Kievi hapi një kanal në Telegram të quajtur “Ushtria IT e Ukrainës”, e cila ndan informacione se si dhe çfarë infrastrukture dixhitale ruse të sulmojë.
Dhe Serhii, një zhvillues softuerësh, vendosi të përdorë aftësitë e tij, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Ushtria ruse e rrethoi Sumy-n për disa ditë dhe Serhii tha se mund të dëgjonte bombardimet nga dritaret e tij.
Para agresionit, ai kishte një pikëpamje më neutrale për Rusinë dhe madje fliste rusisht si gjuhën e tij të parë.
“Por pas asaj që ka ndodhur, unë kam kaluar në ukrainisht”, ka rrëfyer ai. “Duket se askush në Rusi nuk e kupton zemërimin tonë pas asaj që ndodhi në Mariupol dhe Bucha”.
“Ushtria e IT-së është më shumë se e fortë”
Slava Banik është në krye të “Ushtrisë së hakerëve të Ukrainës” në Ministrinë e Transformimit Dixhital të Ukrainës.
Ai thotë se nisma është një nga mënyrat e shumta që qeveria po lufton kundër Rusisë.
Dhe ai pretendon se më shumë se 300,000 njerëz – jo vetëm ukrainas – po marrin pjesë në këtë ushtri, duke u përpjekur të pengojnë përpjekjet ruse.
Sipas tij, një mënyrë është mbingarkimi i faqeve ruse të internetit me trafik të padëshiruar, duke i nxjerrë ato jashtë linje.
Është një taktikë e thjeshtë që qytetarët e zakonshëm mund ta përdorin, dhe ajo synon bankat ruse, faqet e internetit qeveritare, mediat, madje edhe dyqanet dhe shërbimet e transmetimit.
“Kjo lëvizje vullnetare, apo ushtria, po sulmojnë portalet qeveritare, faqet e internetit dhe infrastrukturën, infrastrukturën hekurudhore e kështu me radhë”, ka treguar Banik.
“Dhe sigurisht, sektori bankar dhe sektorët e tjerë përdoren nga shumë njerëz rusë”.
“Më shumë se 70% e rusëve e mbështesin këtë pushtim dhe ata, natyrisht, duhet të ndjejnë gjithashtu rezultatet e pushtimit të tyre në Ukrainë dhe (të paguajnë) për mbështetjen e tyre për këtë luftë”.
Qëllimi është të zemërojë popullsinë ruse dhe ta kthejë atë kundër Vladimir Putinit.
Në këtë drejtim, “Ushtria e hakerëve të Ukrainës” ka pretenduar se ka bllokuar me sukses faqet e internetit dhe shërbimet bankare ruse.
Banik tha se kjo është një mënyrë që qeveria të ndryshojë pozicionin historikisht mbrojtës kundër sulmeve dixhitale ruse në Ukrainë.
Në disa raste para agresionit, Ukraina është shënjestruar nga hakerët rusë, me infrastrukturën e saj të prekur në mënyrë kritike, si në vitin 2017 kur u goditën disa organe qeveritare të Ukrainës.
“Para luftës, ne kurrë nuk u përpoqëm të sulmonim Rusinë, por përkundrazi punuam për sigurinë tonë”, kujton Banik. “Por pasi filloi lufta, ne e kuptuam se duhet të përgjigjemi”.
Por “Ushtria IT e Ukrainës” nuk është iniciativa e vetme.
Ministria e Transformimit Dixhital ka vendosur gjithashtu një veçori në aplikacionin e saj qeveritar Diia të quajtur єВорог (e-armik), ku njerëzit mund të raportojnë dhe ndajnë foto dhe video të pozicioneve të ushtrisë ruse.
Banik thotë se qeveria ka marrë më shumë se 300,000 raportime nga civilët.
“Ne shohim një rritje të sulmeve”
Dr. Matthias Schulze është një ekspert i sigurisë kibernetike dhe zëvendësdrejtor i divizionit të kërkimit në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.
Ai ka analizuar luftën kibernetike midis Rusisë dhe Perëndimit prej vitesh dhe thotë se ka parë një rritje të aksioneve që nga fillimi i agresionit rus në shkurt. Dhe jo vetëm midis Ukrainës dhe Rusisë.
“Ne shohim një rritje të sulmeve të hakktivistëve (grup hakerësh) ndaj shërbimeve ruse si shërbimi sekret FSB, bankat, faqet e internetit të mediave dhe kompanitë si Gazprom”, bën të ditur Schulze, duke theksuar se rusët po bëjnë të njëjtën gjë në Ukrainë dhe në Perëndim.
Ai thotë se janë tre kategori kryesore të sulmeve.
Sulme të buta, ku hakerët bllokojnë përkohësisht faqet e internetit të mediave, qeverive dhe kompanive duke goditur serverët e tyre.
Sulme më të rënda, ku hakerët përpiqen të vjedhin të dhëna të ndjeshme për t’i nxjerrë ato në publik.
Pastaj janë sulmet më të dëmshme, ku hakerët përpiqen të instalojnë ransomware në infrastrukturat kritike si hekurudhat dhe prodhuesit e energjisë për t’i “mbyllur” ato.
Schulze tha se dy të parat janë parë pas agresionit rus të Ukrainës, por se është e vështirë të thuhet se kush qëndron konkretisht pas tyre.
“Ne kemi parë shumë sulme kibernetike, por intensiteti apo cilësia nuk kanë qenë aq të tmerrshme”, tregon Schulze.
“Ne e dimë se Rusia, për shembull, mund të bëjë më shumë dëme, por ata nuk kanë pasur sukses deri më tani”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump i dërgon mesazh qeverisë amerikane: Siria nuk është mikja jonë, mos u përfshini në luftën e saj
Pas 420 ditësh në robëri, Hamasi publikon videon e pengut të gjallë izraelit - ai ka disa lutje drejtuar Netanyahut
Macron mirëpret Trumpin dhe Zelenskyn në një takim të improvizuar në Paris - për çfarë diskutuan ata?
Kërcënohet qeverisja 24-vjeçare e Bashar al-Assadit, forcat rebele mbërrijnë në periferi të Damaskut
Rebelët sirianë hynë në Palmyra - morën kontrollin e depos së raketave të ushtrisë së Assadit
Shpërthimi i fuqishëm në Hagë, katër të vdekur dhe shumë të zhdukur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Ana merr mbështetje masive online pas sulmeve dhe dramave në Big Brother VIP Kosova
“Produksion i pisët” - Ana reagon në Instagram pas videos së ish-të dashurit
Lideri rebel sirian jep intervistën e parë - zbulon qëllimin dhe strategjinë për rrëzimin e Assadit
Pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj Thaçit nga Specialja, reagon Krasniqi
Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës, Bislimi: Kemi dëshmi për komunikimet përpara dhe ndoshta pas sulmit
Arteta i thotë ylli të Arsenalit se është i lirë të largohet qysh në janar