Nga: Daut Dauti
Dikur në Londër, në një pjesë prominente të këtij qyteti, gjegjësisht në “Covent Garden”, ka ekzistuar “Albanian Shop” (Dyqani shqiptar). Dyqani është hapur gjatë viteve të 1970 dhe është mbyllur në vitin 1991. Aty keni mund të blini libra (kryesisht veprat e Enver Hoxhës), materiale tjera propagandistike komuniste, postera, fotografi, kaseta, CD, punime artizanale, suvenire të ndryshme dhe buste – kryesisht atë të Enver Hoxhës, që shihet në vitrinën e këtij dyqani në këtë fotografi.
Këtë dyqan e kanë mbajtur një grup i komunistëve britanikë, të cilët e kanë përkrahur regjimin komunist të Enver Hoxhës. Pra, në shumë aspekte, ky dyqan ka qenë pikë e propagandës komuniste të Shqipërisë mu në mes të Londrës.
Në vitin 1991, kur ra komunizmi në Shqipëri, dyqani u mbyll pasi Tirana më nuk kishte mundësi të vazhdonte furnizimin me mallra dhe para. Është vështirë të dihet niveli i qarkullimit apo shitjes që ka bërë ky dyqan, por gjithsesi ka qenë atraktiv për sytë e atyre që e kanë parë, pasi Shqipëria atëherë ka qenë vend ekzotik.
Megjithatë, ky dyqan ka hyrë në histori. John Peel, i cili ka qenë radio prezentues, promovues i grupeve muzikore dhe gazetar legjendar, e ka vizituar këtë dyqan. Në vitin 1990, John Peel, në emisionin e tij të popullarizuar në Radio BBC1, ka folur për këtë dyqan dhe ka transmetuar muzikë folklorike shqipe nga CD-të që ka blerë aty. Në linkun e postuar më poshtë, mund ta dëgjoni komentin e tij dhe muzikën shqipe, e cila është një këngë nga Festivali i Gjirokastrës të vitit 1988. Natyrisht, kënga është për Enver Hoxhën dhe Partinë e Punës.
Ky ka qenë dallimi mes sistemit kapitalist të Britanisë së Madhe dhe komunizmit të Shqipërisë. Në Londër ka ekzistuar “Dyqani shqiptar” (propagandistik) dhe në BBC keni mund të dëgjoni edhe këngë për Enver Hoxhën, kurse në Shqipëri nuk ka pasur gjasa që e njëjta gjë të aplikohet për Britaninë. Nejse, anglezët as që kanë këngë për politikanët dhe heronjtë e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

BREGU I LUMIT

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Karakteret letrare në novelat e Migjenit

Rrëfimi për Tiranën e vjetër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët