LAJMI I FUNDIT:

Histori shqiptare e ndodhur në Prizren: Nusja vdiq ditën e dasmës, për të mos i kthyer krushqit ua dhanë fqinjën 15-vjeçe

Histori shqiptare e ndodhur në Prizren: Nusja vdiq ditën e dasmës, për të mos i kthyer krushqit ua dhanë fqinjën 15-vjeçe

Histori rrëqethëse në fshatin Zhur të Prizrenit. Vajza që e zëvendësoi nusen e vdekur sot ende jeton.

Hana është emri i një rruge në fshatin Zhur të Prizrenit.

Ky emër mban emrin e një vajze fatkeqe që vdiq ditën e dasmës.


Mustafë Kurtaj që është një nga banorët më të vjetër të fshatit, thotë se ngjarja është e vërtetë.

“Tragjedia ka ndodhur kur nusja sipas traditës është përshëndetur me vëllain, babain dhe kur është përshëndetur me njerkën, ajo ka filluar sipas traditës të vajtojë të shkuarën dhe kujdesin që njerka i kishte bërë. Nusja ka rënë në tokë e vdekur ato momente”, tregon Kurtaj për ATV-në.

Kurtaj thotë se kur ka arritur babai që ishte një atdhetarë i fortë, në vend se të mërzitej fortë u ka dhënë kurajo tjerëve.

“Ndodh edhe kjo, të bëhemi të fortë”, transmeton Kurtaj fjalët e babait të nuses së ndjerë.

Krushqit nga ana tjetër ishin nisur për ta marrë nuse Hanën pa e pasur idenë e asaj që kishte ndodhur.

“Babai i Hanës iu kishte dalë në rrugë krushqve pa iu afruar mirë fshatit. Ata po sa kishin kuptuar lajmin ishin mërzitur, por babai i Hanës nuk i kishte lënë të largohen”.

Banori i fshatit Zhur thotë se një fqinjë i ishte afruar babait të Hanës duke i thënë se “krushqit nuk do të kthehen pa nuse”.

“Në atë moment ai kishte dërguar dikë për të thirrur të bijën 15-vjeçare. Pasi ishin kthyer në shtëpi ai i kishte thënë vajzës: Shaje bijë a do të shkosh ti nuse në vend të Hanës. Vajza menjëherë kishte pranuar pa vënë aspak në dyshim atë që po i thoshte babai. Ajo vajzë edhe sot është gjallë dhe ka mbi 80 vjet”.

Kjo ishte një fatkeqësi e madhe për fshatin Zhur.

“Edhe sot mua më vlon barku për atë ngjarje. Ka qenë moment shumë i rëndë”, rrëfen mes lotësh Mustafë Kurtaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori