LAJMI I FUNDIT:

Higuain shpreson të dëshmohet te Mbretërit

Higuain shpreson të dëshmohet te Mbretërit

Përkundër se e ka filluar sezonin në bankën rezervë, sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, shpreson se do të jetë pjesë e planeve të trajnerit të Realit, Manuel Pellegrini, si dhe atij të Argjentinës, Diego Maradona.

“Është e natyrshme dhe gjithkush ka dëshirë të fillojë (sezonin duke luajtur), por unë jam i qetë, sepse të gjithë do t’i kenë shanset e tyre”.

“Sezoni është i gjatë, ka shumë ndeshje për t’u luajtur dhe do të mundohem t’i shfrytëzoj minutat që do të më jepen”.

“Gjendem në njërën nga skuadrat më të mira në botë dhe jam i lumtur. Kam ngritur tre trofe brenda tre vitesh dhe nuk pendohem për asgjë”, ka thënë argjentinasi për “Marca”, i cili po ashtu shpreson të sigurojë një vend edhe në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.