LAJMI I FUNDIT:

Heritage: Maqedonia që nga viti 2008 i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO

Heritage: Maqedonia që nga viti 2008 i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO

Web faqja e njohur www.heritage.org ka publikuar një analizë të detajuar përpara samitit të NATO-s në Varshavë, ku në një pjesë për Republikën e Maqedonisë ka vërejtur se vendi që herët i ka plotësuar të gjitha rekomandimet se Greqia është e vetmja pengesë që vendi të bashkohet me NATO-n, transmeton Telegrafi Maqedoni.

NATO forcon sigurinë e Evropës dhe Amerikës së Veriut më shumë se 67 vite, kështu që nuk është çudi që shumë vende të rajonit transatlantik që nuk janë ende anëtare duan të bashkohen me aleancën.


Siç shkruan web faqja, politika e dyerve të hapura të NATO-s është kyçe për mobilizimin e Evropës dhe aleatëve të saj në lidhje me mbrojtjen kolektive transatlantike. Shtetet e Bashkuara duhet të përdorin Samitin në Varshavë për të siguruar që politika e dyerve të hapura të NATO-s do të mbetet kështu, dhe të merr masa për të ndihmuar vendet që dëshirojnë të bashkohen për të arritur qëllimin e tyre.

‘Sipas Marrëveshjes së Atlantikut të Veriut, çdo vend në Evropë që do të përmbush kushtet e të njëjtit do të demonstrojnë aftësinë për të kontribuar në aleancën e sigurisë së NATO-s është i përshtatshëm për anëtarësim.

Ka tre kandidatë zyrtare për anëtarësim në NATO: Maqedonia, Bosnjë e Hercegovinë dhe Gjeorgjia.

Maqedonia u bë shtet i pavarur, pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991. Greqia menjëherë kundërshtoi emrin kushtetues të vendit, për rajonin e Greqisë që quhet Maqedoni.

Në vitin 1993, Maqedonia u bashkua me Kombet e Bashkuara.

Në vitin 1995 Maqedonia dhe Greqia bëri një marrëveshje të përkohshme që Greqia të mos bllokoj integrimin e Maqedonisë në organizatat si NATO, për aq kohë sa quhet “ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”, për sa kohë që palët nuk bien dakord për një emër që do të jetë i pranueshëm për të dy vendet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Maqedonia u bashkua me partneritetin paqeruajtës të NATO-s në vitin 1995 dhe mori një Plan Veprimi të Anëtarësimit në NATO. Pasi e njëjta përfundoi në vitin 2008, që do të thoshte se ajo ka plotësuar kushtet për anëtarësim në NATO, Maqedonia priste një ftesë për t’u bashkuar me NATO në samitin e Bukureshtit. Në momentin e fundit Greqia vuri veton për bashkimin e Greqisë në NATO.

Në dhjetor të vitit 2011, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se Greqia ka shkelur marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995.

Megjithatë, Greqia vazhdon të pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në aleancën e NATO-s, njofton www.heritage.org /Telegrafi/