LAJMI I FUNDIT:

Heqja e TVSH-së për lojërat e fatit, ndikon në të hyrat

Heqja e TVSH-së për lojërat e fatit, ndikon në të hyrat

Heqja e TVSH-së prej 16 për qind për lojërat e fatit, nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) konsiderohet si e rëndësishme për zhvillimin e tyre, dhe një mundësi e mirë për “zbutjen” e krizës sociale në vendet të cilat janë në tranzicion. Por ekspert të ekonomisë thonë se nga kjo veprimtari ka gjeneruar të hyra për buxhetin.

Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi tha se heqja e TVSH-së për lojërat e fatit nuk është e drejtë.

“Në aspektin parimor nuk është e drejtë heqja e TVSH-së, pasi që është hequr për lojërat e fatit pasi që është produkt luksi dhe nuk është hequr për shumë produkte të tjera”, tha Rukiqi

Drejtori ekzekutiv në institutin “Riinvest” Lumir Abdixhiku thotë se lojërat e fatit duhet të kenë trajtim të veçantë tatimor, për shkak të ndërlikueshmërisë së evidencës fiskale. Sipas tij, heqja e TVSH-së nga Administrata Tatimore e Kosovës, do të lehtësojë zhvillimin e kësaj veprimtarie.


“Për qytetarët e vendeve në zhvillim lojërat e fatit janë parë gjithmonë si një biletë dalëse nga krizat e thella sociale, e këtu nuk bën përjashtim as Kosova. Zbutja e ngarkesës fiskale patjetër që do të stimulojë participimin e qytetarëve drejt kësaj veprimtarie”, tha Abdixhiku për Telegraf.

Përveç lojërave të fatit nga TVSH-ja, Administrata Tatimor e Kosovës, ka liruar edhe librin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori