LAJMI I FUNDIT:

“Hej”, mirë se vini në AppCamp!

“Hej”, mirë se vini në AppCamp!

HejAppCamp, njëra nga garat e zhvillimit të lojërave dhe aplikacioneve mobile, e shënoi hapjen e saj të premten në mesin e shumë zhvilluesve të aplikacioneve mobile, dizajnerëve dhe programerëve.

HejAppCamp bashkon për tre ditë më shumë se njëqind pjesëmarrës nga i tërë vendi. Gjatë kësaj periudhe kohore, pjesëmarrësit do ta kenë mundësinë të zhvillojnë idetë e tyre për aplikacione të telefonave të mençur. Nëse zgjidhen, këto ekipe do të kenë gjashtë javë kohë të zhvillojnë idenë e tyre në produkt final, të cilin komuniteti i gjerë i “Hej” dhe juria profesionale do ta kenë mundësinë ta votojnë.

Armend Jashari, njëri nga pjesëmarrësit i cili po garon bashkë me ekipin e tij, thotë: “Kemi pasur shumë dëshirë për të qenë pjesë e aktivitetit të IPKO-s dhe ICK-së. Meqenëse jemi studentë të shkencave kompjuterike dhe kemi pak përvojë, besoj që kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë të punojmë në idenë tonë, që është krijimi i një loje 2D”.


Kjo nuk do të jetë e tëra! Ky edicion i AppCamp sjell gjithashtu një program të pasur e profesional. Pjesëmarrësit do ta kenë mundësinë të jenë pjesë e diskutimeve për zhvillimin e aplikacioneve në Kosovë, të dëgjojnë prezantime për shërbimet që ofrohen nga kompanitë e ndryshme dhe të mësojnë më shumë për aplikacione të marketingut dhe të të bërit biznes me aplikacione.

Blaz Umek, konsulent, aktualisht mentor në HejAppCamp shpjegon më shumë se si erdhi deri te ideja e HejAppCamp-ut.

“Për ne, komuniteti ‘HejÇ është komuniteti më i rëndësishëm në Kosovë, sepse ata janë më të rinjtë, njerëzit e të ardhmes dhe ata të cilët do ta ndihmojnë zhvillimin e këtij vendi. Ajo çka e bën HejAppCamp ndryshe është fakti që ju mundëson të rinjve të lidhen me ne. Ne jemi këtu për të dëgjuar idetë e tyre”, thotë ai.

Në fund të kampit treditor, të gjitha aplikacionet do të vlerësohen nga juria e cila përbëhet nga Etrit Zeneli – specialist komunikimi në marketing; Valon Rexha – zhvillues i aplikacioneve mobile; Uranik Begu – drejtor ekzekutiv i ICK; Darija Brkic – CMO; Ales Smokvina, menaxher i programit nga Telekom Sllovenia; dhe, Milot Shala inxhinier. Këta do të zgjedhin më të mirët nga të mirët.

Në një vend ku rinia është duke u rritur bashkë me teknologjinë, nismat si HejAppCamp ofrojnë një nga mundësitë e pakta për të rinjtë për ta shprehur kreativitetin e tyre dhe të shpërblehen për atë. Siç tha edhe drejtori ekzekutiv i IPKO-s, Robert Erzin, “me ‘Hej’ ne dëshirojmë të ndihmojnë gjenerata e reja të tregojnë çka dinë, të kenë një përvojë me punë ekipore dhe të zhvillojnë diçka të re”.

Pra, ‘Hej’ ju të gjithë, mirë se vini në HejAppCamp, në një mundësi inovative për ta treguar talentin tuaj! /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
YouTuberi britanik ndërton iPhone-in më të madh në botë

YouTuberi britanik ndërton iPhone-in më të madh në botë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Apple do të prezantojë një ndryshim së shpejti: Sigurohuni që të përditësoni telefonin tuaj

Apple do të prezantojë një ndryshim së shpejti: Sigurohuni që të përditësoni telefonin tuaj

Teknologji
Kalo në kategori