LAJMI I FUNDIT:

Hearn thotë se rimeçi Wilder-Fury mund të mos ndodhë, duke i dhënë shans Dillian Whyte të luftojë për titull

Hearn thotë se rimeçi Wilder-Fury mund të mos ndodhë, duke i dhënë shans Dillian Whyte të luftojë për titull
Dillian Whyte dhe Deontay Wilder (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Rimeçi ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Furyt mund të mos ndodhë duke i lënë kështu hapësirë duelit të mundshëm të Dillian Whyte ndaj kampionit të WBC-së. Kështu ka lënë të kuptohet promovuesi i Whyte, Eddie Hearn.

Në muajt e parë të vitit të ardhshëm pritet të ndodhë rimeçi i shumëpritur i të pamposhturve në kategorinë e peshave të rënda, pasi që dueli i tyre i parë kishte përfunduar baras me vendim të gjyqtarëve.

Wilder e rrëzoi dy herë Furyn në atë duel, por britaniku kishte marrë më shumë pikë, ashtu që gjyqtarët vendosën për barazim, prandaj titulli i ËBC-së i mbeti amerikanit.


Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Derisa dy boksierët vendosën të zhvillojnë disa duele të tjera para rimeçit, Hearn ka thënë për iFL TV se Deontay mund të vendosë ta anulojë rimeçin kundër Tysonit dhe të përballet me sfiduesin e detyrueshëm për titullin e WBC-së e që është Dillian Whyte.

“Gjithçka është e mundur, nuk do të befasohesha nëse ai duel (ndaj Furyt) nuk ndodh. Thjesht mendoj se gjithçka është e mundur. Ndoshta Wilder mposhtet nga (Luis) ortiz? Ndoshta Fury vendos të pensionohet? Mendoj se pritet që ai duel të ndodhë, por asgjë nuk më befason”, është shprehur Hearn.

Në rast se rimeçi ndërmjet Wilder dhe Furyt anulohet për ndonjë arsye, atëherë do t’i hapej rruga Dillianit që të luftojë për titullin WBC, meqenëse pas triumfit Oscar Rivas, u bë sfidues i detyrueshëm për atë rrip. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori