LAJMI I FUNDIT:

Haziri: PDK u frikësua nga marrëveshja e fshehtë e LDK-së me Vetëvendosjen

Haziri: PDK u frikësua nga marrëveshja e fshehtë e LDK-së me Vetëvendosjen

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është i bindur se PDK ka lidhur koalicion me AAK-në dhe Nismën, e frikësuar se LDK ka marrëveshje të fshehtë me Vetëvendosjen, e cila ka zgjedhur që në zgjedhjet  11 qershorit të garojë e vetme.

Duke folur për Zyrën e Ankesave në RTV Dukagjini, nënkryetari i LDK-së ka thënë se me Vetëvendosjen vetëm kanë komunikuar dhe asgjë më shumë.

“PDK në vitin 2014 është dorëzuar karshi LDK-së. Ndërsa natën, para një jave në zhvillimet e fundit, është dorëzuar karshi AAK-së dhe Nismës, nga frika që LDK dhe Vetëvendosje po bëjnë koalicion dhe jo LDK e AKR”, tha Haziri.


Sipas tij, Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është dorëzuar shumë herët, duke hequr dorë nga posti i Kryeministrit.

“Nuk është befasi për mua, sepse PDK ka hequr dorë nga qeverisja, kësaj here me z. Veseli, i cili u dorëzua para se të futet në garë. Ata janë një kohë të gjate në vijën e dytë dhe besoj se do të mbesin në vijën e dytë”, tha ai.

Haziri tha se “Koalicioni PDK-AAK-Nisma është dashur t’i ftojë edhe minoritetet në listën zgjedhore, meqë kishin edhe përkrahjen e tyre për rrëzimin e Qeverisë me mocion”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori