LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Nuk pres ndihmë nga qeveria

Haziri: Nuk pres ndihmë nga qeveria

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për situatën shëndetësore në të cilën po kalon Gjilani në këtë kohë pandemie.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ka indikacione të mira që Komuna e Gjilanit po shkon drejta stabilizimit sa i përket rasteve të prekura me COVID-19.

“Kemi arritur të menaxhojmë situatën që infektimi të mos del nga tri shtëpi edhe pse duken më shumë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


I pari i Gjilanit ka thënë se pavarësisht se janë komuna e tretë e prekur nga coronavirusi, nuk presin ndihmë nga dikush.

“Nuk jam njëri nga kryetarët që pres nga dikush të mi zgjidh problemet e aq më pak qeveria. Nuk pres as për furnizime e shërbime tjera. Ne kemi alokuar mjetet tona duke ndarë edhe pako ushqimore për familjet në nevojë. Ne kemi furnizuar me mjete mbrojtëse edhe policinë, spitalin regjional, kemi ndihmuar Vitinë e Kamenicën. Kjo sëmundje nuk ka kufij komunal”.

“Nuk është koha për të vajtuar e aq më pak të presim që dikush të na zgjidh problemin me shkop magjik”.

Haziri thotë se shqetësuese është që “për dy bukë pesë persona dalin me veturë në qytet”.

Ai thotë se socializimi i madh i familjeve po i kushtin Kosovës në raport me coronavirusin.

“Në Gjilan një familje e ndarë në tri shtëpi është e tëra e infektuar nga një person. Kjo ndodh për shkak të komunikimit që ata kanë pasur vazhdimisht”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori