Nënkryetari i LDK-së që është njëkohësisht edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri e sheh të butë kryeministrin Hoti në raport me partnerët e koalicionit dhe ndërkombëtarët.
Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK ka bërë mirë që ka marrë postin e kryeministrit por sipas tij Hoti nuk është i duhuri për kohën e tanishme.
“Zoti Hoti përfaqëson politikën e butë të LDK-së. Ne mund t’i japim vërejtje vetëm pse përfaqëson atë politikë të butë. Është e vështirë që në një ambient të ashpër politik siç ka Kosova e Ballkani ai të shtyjë politika”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pyetur nëse LDK duhet të jetë më e fortë në politika, Haziri është përgjigjur:
“Natyrisht brenda duhet të kemi politika shumë më agresive. Duhet qeverisje shumë më agresive politike. Është shumë e vështirë të arrihen qëllime me politikë të brendshme të tillë”.
“Agresiviteti në politikë ka për qëllim të shtyjë agjenda përpara”.
Haziri thotë se Hoti ashtu siç po sillet butë ndaj partnerëve të koalicionit qeverisës do të sillet edhe ndaj ndërkombëtarëve.
“Nëse nuk shkon diçka, asgjë nuk është të shkohet në zgjedhje të reja. Zgjedhjet janë gjithmonë proces demokratik”, është përgjigjur më tej Haziri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania