Ish-ministrja e Drejtësisë, në Qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu ka thënë se Task-Forca kundërkorrupsionit në kuadër të Policisë prej 10 vjetësh po merrej me hetimin e personave të profilit të lartë.
Mbyllja e saj sipas Haxhiut edhe përkundër që nuk ka treguar rezultate është ndërhyrje brutale në pavarësinë e institucioneve.
“Ne kemi pasur qëndrime publike sa i përket shuarjes së kësaj Task-Force dhe fakti që kjo Task-Forcë ku përbrenda policisë së Kosovës që dhjetë vjet megjithatë nuk është që ka pasur kushedi se çfarë të arritura por megjithatë e njëjta është marr edhe me ish-ministra. E kemi konsideruar si hakmarrje, por edhe ndërhyrje brutale në pavarësinë e institucioneve të pavarura sepse për mua është e papranueshme sesi qeveria shuan një departament që aktualisht po shqyrton e po trajton lëndë që janë shumë të rëndësishme dhe shumë problematike që kanë të bëjnë me afera të mëdha korruptive”.
Kur foli për rrëzimin e Qeverisë, ajo tha se PDK-ja nuk është e interesuar që kjo Qeveri të shkojë në shtëpi.
“Neve na duhen 40 nënshkrime për ta proceduar formalisht në Kuvendin e Kosovës. Fatkeqësisht ne kemi subjekte opozitare që ja mbajnë vetes opozitë, por që nuk japin nënshkrimet për ta rrëzuar një Qeveri që edhe për ata konsiderohet në deklarimet e tyre si Qeveri kriminale. Prandaj është e papranueshme qasja që ka zgjedhur PDK-ja dhe ne jemi të bindur se nëse kemi nënshkrimet e PDK-së padyshim që do të arrihet numri 61 për ta dërguar këtë Qeveri në shtëpi”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.
Sipas Haxhiut, sa më shpejt që të ketë zgjedhje është aq më mirë për vendin.
“Sa më shpejt që të kemi zgjedhje është aq më mirë për vendin dhe për qytetarët sepse çdo ditë e kësaj qeverie në institucione është një ditë më pak shpresë për qytetarët e Kosovës. Neve na takon që të angazhohemi për ta hequr qafe këtë Qeveri dhe për ta rrëzuar”.
“Natyrisht për këtë duhet bashkim dhe veprime konkrete për t’i ndalur dëmet e kësaj Qeverie. Se kur do të mund të mbaheshin zgjedhjet unë nuk mund të paragjykojë, por aq më shpejt që mbahen ato është aq më mirë për vendin dhe qytetarët”.
Sa i përket punës së Qeverisë, Haxhiu thotë se gjatë gjithë kësaj kohe kemi parë degradim të skajshëm qoftë edhe në menaxhimin me pandeminë, por edhe çështje të tjera.
Madje ajo shtoi se ministria e Drejtësisë ka hequr dorë nga vettingu.
“Unë kam përcjell me vëmendje edhe punën e qeverisë dhe ministrisë së Drejtësisë. Padyshim që secila fjalë e imja do të ishte jo mjaft argumentuese në raport me veprimet që i ka bërë qeveria deri më tani sepse gjatë gjithë kësaj kohe kemi parë degradim të skajshëm qoftë edhe në menaxhimin me pandeminë por edhe në drejtime të tjera. Sa i përket Ministrisë së Drejtësisë është i papranueshëm fakti që kjo ministri ka hequr dorë nga vettingu nga një punë e mirë e disa ekspertëve të cilët ishin shumë profesionist të ndihmojnë ministrinë e Drejtësisë për ta bërë vettingun që i duhet shumë Kosovës. Ministri formoi një grup tjetër, por që do të jetë një punë pa asnjë rezultat”.
Ajo tha se nuk ka shpresa që kjo Qeveri do të bëjë diçka sa i përket themelimit të institutit për krime lufte.
Tutje, Haxhiu theksoi se rruga më e mirë për të sjell drejtësi për krimet që janë kryer në Kosovë është që kjo Qeveri të largohet,.
“Së pari për mua është e papranueshme qasja që ka zgjedhur Ministri i Drejtësisë. Në vend që të linte grupin që është formuar në kohën kur unë isha Ministre e Drejtësisë ai e stërzgjati këtë. Tani kanë kaluar disa muaj që ky ekip nuk ka mundur që të veprojë për faktin se Qeveria aktuale nuk e kishte vendosur në krye të tij një kryesues sepse i njëjti është kryesuar nga këshilltarja e ish-kryeminstrit Kurti dhe ministri i Drejtësisë është dashur vetëm ta bëjë zëvendësimin në këtë ekip”.
“Unë nuk kam shpresa që kjo qeveri do të bëjë diçka në këtë drejtim për faktin se kur s’ke vullnet politik nga lart padyshim që ajo reflekton edhe të institucionet tjera. Rruga më e mirë për të sjell drejtësi për krimet që janë kryer në Kosovë është që kjo Qeveri të largohet”, tha Haxhiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Mickoski paralajmëron një investim të ri: Centrale të gazit për zgjidhjen e problemit të ndotjes, mbi 1 miliard euro investime në energjetikë

Paraburgim për një person në Shkup, dyshohet për vjedhje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania