LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Ofendimi ndaj Albinit i papranueshëm, Dërguti u vonua me kërkimfalje

Haxhiu: Ofendimi ndaj Albinit i papranueshëm, Dërguti u vonua me kërkimfalje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndien obligim të shpreh qëndrimin e saj për zhvillimet e fundit që ndodhën brenda kësaj partie.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ofendimi ndaj Albin Kurtit, në këtë rast që e kishte bërë deputetja Aida Dërguti, duke përdorur fjalë ofenduese, është i papranueshëm, dhe se kërkimfalja sipas saj, duhej të ishte bërë shumë më herët.

Ka thënë se këto diskutime që i përkasin vetëm partisë, duhet të kthehen brenda organeve vendimmarrëse.


Postimi i plotë i Haxhiut:

“Lëvizja jonë ka organet, ka Statutin dhe konsiderohet subjekti politik me nivelin më të lart të demokracisë së brendshme.

Kushdo që ka nxjerr publikime të komunikimeve të brendshme nuk ka vepruar drejtë, dhe ka bërë gabim. Sigurisht që diskutimi dhe vendimet duhet të kthehen brenda organeve vendimmarrëse të Lëvizjes, pasi qytetarët kanë besim te Lëvizja dhe parimet e saj.

Meqë më kanë shkruar shumë qytetarë e aktivistë, e ndjej obligim që para tyre ta them qëndrimin tim, pasi qëndrimi është parakusht për çdo aktivist politik. Nuk mund të ketë aktivizëm pa qëndrime.

Së pari, ofendimi që ka ndodhur ndaj Albinit nuk është i pranueshëm dhe kerkimfalja duhet të kishte ardhur shumë më herët.

Së dyti, çdo ofendim tjetër është në dëm të organizatës, i papranueshëm dhe duhet ndalur menjëherë.

Së treti duhet që të gjitha çështjet urgjentisht të diskutohen përbrenda organeve vendimmarrëse të Lëvizjes.

Së katërti, Lëvizja është përballur me momente më të vështira, dhe gjithnjë ka dalë edhe më e fortë.

Së pesti, Kosovës i duhet programi që Lëvizja përfaqëson si dhe demokracia e brendshme dhe e jashtme që Lëvizja praktikon e synon.

Prandaj ne së shpejti do të mbajmë edhe zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes, ku une pres që Albin Kurti të kandidojë, bashkë me këdo tjetër që është i gatshëm të hyjë në këtë proces te demokracisë së brendshme” (sic.), ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori