Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se çështja e kryeparlamentarit është e mbyllur dhe se opsioni i vetëm nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Haxhiu në një deklaratë për Ekonomia Online ka konfirmuar ofertën e re për LDK-në, por nuk ka dhënë detaje.
“Nuk ka thënë asnjëherë LDK që kryetari i Kuvendit i takon atyre, përkundrazi, ne kemi thënë që për hir të bashkëpunimit mund ta diskutojmë që propozimin ta vëmë nga radhët e LDK-së. Por, LDK e deshi edhe kryetarin e Kuvendit edhe presidentin, kur erdhëm në këtë situatë insistimi i LDK-së për presidentin dhe gjithçka ndryshoi dhe nuk kishte marrëveshje. Ne propozuam kryetarin e Kuvendit, por nëse nuk do ta votonte ai nuk do të kalonte. Ne vepruam në përputhje me kërkesat që ata i kishin. Nuk i kanë kushtuar rëndësi në takime pozitës së kryetarit, por pasi u zgjodh u bë problem. Vendimi i 75 deputetëve është i pakthyeshëm. Nëse ata pranojnë ofertën tonë gjithçka do të ishte më e lehtë”, tha ajo.
Haxhiu ka pranuar ofertën e re për LDK-në, po që nuk ka dashur ta komentojë, por thotë se pas ofertës LDK-ja duhet ta thërras Këshillin Drejtues e ta shqyrtojë ofertën e më pas ta ftojë liderin tonë për takim, i cili duhet të ndodhë sa më shpejt.
Për prolongimin e arritjes së marrëveshjes, Haxhiu po e lë fajtore LDK-në, për të cilën thotë se në vazhdimësi parashtronte kërkesa të ndryshme, gjë e cila ka vonuar edhe procesin për një koalicion të mundshëm.
“Ne kemi nisur përpjekjet tona para 100 ditësh. Kemi bërë gjithçka për ta mundësuar koalicionin me LDK-në. Madje kemi bërë edhe shumë kompromise vetëm për ta mundësuar dhe për ta jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit. Përkushtimin që e kemi pasur në fillim vazhdojmë ta kemi sërish. Konsiderojmë që me 6 tetor qytetarët na kanë dërguar mesazh të qartë si parti fitues me Albin Kurtin kryeministër. Kemi pasur disa pengesa për këtë koalicion për shkak të kërkesave të LDK-së së pari për përfshirje të presidentit e pastaj pas 26 dhjetorit të zgjedhjes së kryeparlamentarit. Ne kemi bërë një ofertë për LDK-në, presim që ata ta mbledhin Këshillin drejtues për ta shqyrtuar propozimin tonë për të dhënë përgjigje në raport me propozimin. Për hir të këtij koalicioni ne nuk mund ta themi se cili është propozimi jonë”, thotë ajo për EO.
Haxhiu nuk ka saktësuar ndonjë datë por që thotë se duhet të ndodhë sa më shpejt, pasi që vendi rrezikon të bllokohet për shkak të mos miratimit të buxhetit.
“Presim që ata ta thonë fjalën e tyre e pastaj të shohim se si do të shkojë tutje. Unë besoj që takimi do duhej të kishte. Duke marrë parasysh buxhetin e proceset e tjera. Unë besoj që do të ketë shpejt takime pasi që ne jemi të interesuar që mos të zgjasim më shumë. Vendi ballafaqohet me shumë probleme ne duhet të veprojmë më shpejt”, thotë ajo.
“Ne kemi përkushtim të madh për këtë koalicion siç kemi thënë e vepruar. Shpresoj që LDK do ta pranojë ofertën tonë në mënyrë që t’i hapet rrugë krijimit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Partner tjetër nuk do të kemi, përveç bashkëpunimit me partitë e minoriteteve. Sa i përket PAN tash parti të ndara ne nuk do të kemi bashkëpunim, pra alternativa e dytë janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që për Vetëvendosjen nuk janë të pranueshme pasi vendi po kalon në situata problematike. Nëse shkojmë të ky version, jemi të detyruar ta bëjmë një gjë të tillë”, përfundoi ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Perinski në Budapest: Partneriteti me Hungarinë do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit komunal

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës