LAJMI I FUNDIT:

Haxha emërohet anëtar i Bordit të Odës Ekonomike Britanike

Haxha emërohet anëtar i Bordit të Odës Ekonomike Britanike

Oda Ekonomike Britanike në Kosovë ka emëruar kryeshefin ekzekutiv të PTK-së, Shyqyri Haxha në Bordin e këtij institucioni duke marrë parasysh mbështetjen, profesionalizmin dhe kapacitetin e tij menaxhues.

Oda Ekonomike Britanike në Kosovë ka vlerësuar se Haxha ka qenë i dobishëm, duke e ndihmuar BCCK (Oda Ekonomike Britanike) në promovimin e mundësive për investime në Kosovë, ndërsa njohuria e tij lidhur me sektorin privat dhe publik, iu ka krijuar komoditet të madh investitorëve të mundshëm, duke iu ndihmuar atyre të vendosin për fillimin e operimeve në Kosovë.

Kryetari i Bordit, të Odës Ekonomike Britanike në Kosovë, Ray Power tha se Haxha ka bërë një punë të madhe për të qenë referencë e dobishme për investitorët, duke e konsideruar Kosovën si një destinacion për investime.


Në anën tjetër, kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së Shyqyri Haxha, tha se është nder i madh për të, që të jetë anëtar në Bordin e Odës Ekonomike Britanike në Kosovë dhe ka falënderuar këtë institucion për vlerësimin e kontributit të tij si menaxher. /Telegrafi/