LAJMI I FUNDIT:

Harxhi: Bisedimet me Greqinë brenda një ose dy javësh

Harxhi: Bisedimet me Greqinë brenda një ose dy javësh

Zëvendësministrja e jashtme Edith Harxhi ka thënë se bisedimet e para me Greqinë, jo vetëm për marrëveshjen e kufirit detar, por në përgjithësi, do të fillojnë pas një ose dy javësh.

Harxhi tha në një intervistë për të përditshmen "Shqip" se ato do të jenë në nivelin e sekretarit të përgjithshëm të ministrive të punëve të jashtme.

Harxhi ka thënë se aty do të diskutohen të gjitha çështjet që janë në tryezë.

"Ne nuk kemi asnjë arsye ta çojmë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare. Por kjo do të varet gjithsesi nga fryma e diskutimit që do të kemi ne. Diskutimet dhe bisedimet që janë bërë deri tani në parim midis ish-ministrit të jashtëm, zëvendëskryeministrit Ilir Meta dhe ministrit të jashtëm grek, zotit Drutcas, kanë qenë në një frymë mjaft të mirë", tha zëvendësministrja e jashtme e Shqipërisë. /Telegrafi/