LAJMI I FUNDIT:

Hargreaves rikthehet në nëntor

Hargreaves rikthehet në nëntor

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka shpjeguar se pse ka përfshirë të lënduarin Owen Hargreaves në përbërjen e United për Ligën e Kampionëve.

Anglezi pritet të rikthehet shpejt pas problemeve në gju, të cilat e detyruan t’i nënshtrohet operacionit. Ai është edhe pjesë e United për Ligën e Kampionëve dhe parashihet se ai mund t’i luajë tre ndeshjet e fundit të fazës grupore.

“Kishim vështirësi se çfarë duhet të bëjmë me Hargreaves, nëse ta përfshijmë në 25-she. Duhej të zgjidhnim në mes të Hargreaves, Zoran Tosic dhe Ritchie de Laet. Këtu ishte dilema, por vendosëm për Hargreaves, pasi nga ekipi mjekësor na thanë se ai mund t’i luajë tre ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Ferguson.

“Ai mund të luajë në më shumë pozita në fushë. Mund të jetë një futbollist shumë i rëndësishëm për ne në atë periudhë të sezonit”, ka shtuar anglezi.