Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të aktiviteteve për datën 28 nëntor, sot ka bërë homazhe në Gllogjan, në Kompleksin Memorial te Kulla e Dëshmorëve.
Sipas njoftimit për media, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se 27 nëntori është dita e ushtrisë së Kosovës, që shënohet në gjithë vendin.
“Është hera e parë që e shënojmë si ditë të ushtrisë tonë të rregullt, në bazë të ligjeve të miratuara vitin që shkoi, dhe vërtetë ushtria jonë po rritet, ashtu siç po rritet pavarësia, sovraniteti dhe integriteti ynë territorial”, tha kryeministri në detyrë, Haradinaj.
Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri në detyrë, Haradinaj tha se njëkohësisht në këtë ditë, kujtojnë daljen publike të UÇK-së, pastaj 28 nëntorin, që është nëntori i shqiptarëve, data e pavarësisë, e kthimit të Skënderbeut në kohëra më të hershme, në Shqipëri, ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe plot data që lidhen me këtë.
Më tej, kryeministri në detyrë, Haradinaj, tha se sot kanë nderuar në të gjithë vendin, duke filluar në Prekaz, pastaj në varrezat e heronjve në Velani të Prishtinës dhe tani në Gllogjan për të nderuar së bashku gjithë ato flijime, gjithë atë sakrificë të shqiptarëve për liri.
Haradinaj, the se këto ditë, dje dhe sot janë bashkë me bashkëkombësit tanë në Shqipëri, të prekur nga tërmeti, janë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre, pra me ata që kanë të vdekur, numri është rritur dhe vazhdon të rritet, fatkeqësisht, dhe njëkohësisht me të lënduarit, dhe të gjithë ata që kanë mbetur pa strehë.
“Kosova dje ka qenë shumë mirë e organizuar dhe që nga orët e para të mëngjesit të gjitha procedurat e parapara në bazë të Kushtetutës tonë, të ligjeve në fuqi për të vepruar dhe dërguar ushtrinë, policinë, mekanizmat tjerë, janë kryer në kohë rekord dhe në mënyrën më të organizuar të mundshme. Kosova si shtet i ka dalë në ndihmë bashkëkombësve të vet, bashkëqytetarëve tanë, shtetit dhe institucioneve të Shqipërisë. Njëkohësisht shumë qytetarë nga të gjitha trojet etnike në Ballkan, por edhe nga diaspora janë mobilizuar për ndihmë”, tha Haradinaj.
Ndër të tjera Haradinaj theksoi se nga sot është vendosur që ndihmat dedikuar bashkëkombësve në Shqipëri mund të dorëzohen në kazermën e ushtrisë tonë në Prizren, për shkak se qytetarët nuk po dinë ku të orientohen, të cilat pastaj ushtria jonë t’i kalojë te autoritetet e Shqipërisë apo edhe t’i dërgojnë në vend, aty ku duhet.
“Kemi bërë rrugë të gjatë si shqiptarë, kemi bërë rrugë të gjatë edhe si Kosovë, njëkohësisht ata që kanë bërë shumë për liri mund të jenë krenarë, duke parë se shteti ynë vetëm po forcohet po konsolidohet. Demokracia është e jona, ne e kemi kërkuar dhe e kemi pritur gjatë, pushtetet vijnë e ndërrohen, njerëzit marrin besim, por Kosova forcohet. Ju siguroj se asnjëherë nuk do të mungojë kontributi ynë për ta forcuar vendin tonë në të gjitha drejtimet, në atë të sigurisë po se po, politik, ekonomik, por edhe me investime e me detyra që na presin”, tha Haradinaj, duke theksuar se nderimi i sotëm u dedikohet të gjithë të rënëve për liri, por edhe bashkëqytetarëve tanë në Shqipëri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker