LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj u dërgon ftesë LDK-së e VV-së për bashkëqeverisje

Haradinaj u dërgon ftesë LDK-së e VV-së për bashkëqeverisje

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje me kreun e saj Ramush Haradinaj, ku është diskutuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se i ka dërguar letër VV-së dhe LDK-së që të organizojnë një takim që të mund të flasin për formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës.

“Për nesër kam propozuar takim me Visar Ymerin dhe Isa Mustafën.


Kam propozuar që takimi të mbahet në zyrat e Kuvendit.  Nuk do të ndalemi me fol me çdo deputet të zgjedhur të Kuvendit.  U siguroj që Qeverinë do ta kemi në afat rekord. Si i nominuar përparësi i jap një koalicioni sa më të gjerë”, tha Haradinaj.

Haradinaj theksoi se në javën tjetër do të caktohet seanca konstituive e Kuvendit në të cilën pret që të caktohet si mandatar për formimin e Qeverisë, duke u shprehur i sigurt se PAN do ta formojë qeverinë dhe do te vazhdojnë të bashkuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori