LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas takimit me Thaçin: Mbajtja e zgjedhjeve në këtë kohë është e pamundur

Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas takimit, kreu i AAK-së tha para mediave se shkuarja në zgjedhje është e pamundur.

“Diskutuam me presidentin dy tema, çështjen e pandemisë dhe po ashtu për momentin politik pas mocionit të mosbesimit. AAK mendon se më sigurt për Kosovën është me pas një qeveri të votuar në Kuvend, se sa me vazhdu me një qeveri të shkarkuar nga Kuvendi. Njëkohësisht nuk e shohim të mundur të shkojmë në zgjedhje në këtë kohë. Qeveria e ardhshme mundet të jetë me një afat të përkohshëm, mirëpo shpallja e zgjedhjeve në këtë kohë është e pamundur”, tha ai përcjell Telegrafi.


Haradinaj tha se do të përkrahin formimin e Qeverisë së re, dhe se nuk ka ndonjë synim për pozita./Telegrafi/