LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se nuk ka përgjigje për kandidaturën e Osmanit për presidente

Haradinaj thotë se nuk ka përgjigje për kandidaturën e Osmanit për presidente

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Ai ka bërë të ditur se kanë ftuar një takim me Grupin Parlamentar për të diskutuar se a do të qëndrojnë në sallë ditën kur do të votohet presidenti.

Pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Veriore Artan Grubi, ka thënë se do të diskutojnë për secilën temë veç e veç, por që ende nuk dihet se si do të veprojnë ditën e votimit për shefin e ri të shtetit.


“Ne e kemi ftuar një takim të Grupit Parlamentar dhe do të diskutojmë qasjen tonë. Sikurse e dini seanca e parë është konstituimi i Kuvendit dhe kuptohet do të jemi pjesë e kësaj seance. Ndërsa, për çdo seancë tjetër do të diskutojmë veç e veç, për çdo temë të rendit të ditës ose ato që janë obligime të Grupit Parlamentar. Por nuk e kam përgjigjen sot”, ka deklaruar ai.

Gjatë ditës së djeshme, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se nuk e mbështesin Vjosa Osmanin për presidente. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori