LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për Osmanin: Është presidente e Kurtit, kemi hyrë në monizëm

Haradinaj për Osmanin: Është presidente e Kurtit, kemi hyrë në monizëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se zgjedhja e Vjosa Osmanit në krye të shtetit tregon se Kosova ka hyrë në monizëm.

Ai akuza ka edhe ndaj deputetëve të opozitës, të cilët nuk iu kanë përmbajtur qëndrimit partiak për të mos votuar Osmanin.

Haradinaj, në një deklaratë për KosovaPress, ka thënë se mënyra sesi pozita siguroi kuorumin dëshmon se vendin nuk e presin ditë të mira ashtu siç të njëjtit kishin premtuar.


“Dje u vërtetua që fituesit e rinj të zgjedhjeve kanë mungesë guximi që të veprojnë si e parasheh demokracia. Po ashtu, u treguan të zot dhe treguan se kanë prirje për kontrabandim të votës. Ajo që ka ndodhur nuk është në nderin e Kosovës dhe demokracisë tonë. Pra, u zgjodh presidentja me kontrabandim të votash, me deputetë që për përfitime të aty për atyshme tjetërsuan vullnetin e votuesve të tyre”, tha ai.

Haradinaj tha se me zgjedhjen e Osmanit në krye të shtetit, Kosova ka hyrë në monizëm, pasi siç tha ai, pas secilit post të lartë shtetëror qëndron kryeministri Albin Kurti.

“E gjithë kjo është një tregues që për Kosovën nuk priten ato ditë të mira që i kanë premtuar, sepse kemi të bëjmë me një mashtrim dhe me një sistem që është i një partie. President, kryeministër, kryeparlamentar, kryetar partie është një njeri, është Albin Kurti, në një mënyrë ne po kthehemi në monizëm”, tha ai.

Kreu i AAK-së është arsyetuar për mos urimin e Presidentes së sapo zgjedhur, Vjosa Osmani, duke thënë se me të është krijuar një pushtet absolut në vend.

“Kemi një pushtet absolut të z. Kurti, znj. Osmani është vetëm presidente e z. Kurti dhe e shohim pra se kemi hyrë në monizëm”, u shpreh ai.

Vjosa Osmani është zgjedhur mbrëmë presidente e Republikës së Kosovës.

Në raundin e tretë, kanë marrë pjesë 82 deputetë, ku Vjosa Osmani arriti të marrë 71 vota, kundërkandidati i saj, Nasuf Bejta asnjë votë, ndërsa ishin 11 vota të pavlefshme.

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës ka nisur të shtunën, por që për shkak të mungesës së kuorumit dy herë është përsëritur raundi i parë i votimit. Në votimin e parë morën pjesë 78 deputetë, ndërsa në të dytin 79.

Sikurse të dielën, edhe gjatë ditës paraprake në votim nuk kanë marrë pjesë tre deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj.

Në votimin e Osmanit morën pjesë edhe deputetët nga pakicat jo serbe Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, e që të dy nuk kishin marrë pjesë në seancën e parë.

Në votim ka marrë pjesë edhe deputetja e PDK-së, Adelina Grainca, e cila nuk kishte marrë pjesë në votimin e parë e që më pas edhe zyrtarizoi kalimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Kalo në kategori