Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ka prishur marrëdhëniet me Shqipërinë, duke i ndalur pensionet për luftëtarët shqiptarë. Sipas Haradinajt, historia do ta njohë Albin Kurtin si “njeriun që e ka rekrutuar armiku”.
Kreu i AAK-së insiston se Kurti është i rekrutuar nga Serbia, teksa përmend, siç i quan ai, dëmet që i ka shkaktuar Kosovës.
Haradinaj ka kritika edhe për lënien e minatorëve pa paga tash e tre muaj, ndërsa kërkon që Kurti të ndëshkohet përmes votës.
“Kurti i ka prishur marrëdhëniet skajshmërisht me Shqipërinë, i ka ndalë pensionin luftëtarëve nga Shqipëria që ka kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës, me arsyetimin që e merrni pensionin e Shqipërisë. Kurti nuk ka lenë asnjë element që do t’i forcojë shqiptarët pa i dëmtuar. Vetëm shikoni ka shkuar në Paris me të gjithë situatën e vet a me ato shpenzime ka mundur të paguajë pagat e minatorëve të Trepçës. Para katër vitesh e ka gjetur me status të zgjidhur kurse tani i ka lenë pa paga. Kurti na ka lenë pa status energjetik. Në Kosovë ka vetëm një detyrë për të gjithë ne që e duam vendin është ndryshimi, pra me votë me largu një kryeministër që është i rekrutuar i Serbisë”, ka thënë Haradinaj për Ekonomia Online.
Kreu i AAK-së ka thënë se zyrtarët qeveritar kanë kërkuar nga Serbia që ta dinë numrin e saktë të ish-ushtarëve të UÇPMB-së.
“Ai ka qenë në mision te armiqtë, e kanë ndihmuar për tu ngritur në pozitë. Edhe financimet i ka të dyshimta, ka transaksione nga Serbia. Një zyrtar i Qeverisë Kurti ka bërë kërkesë zyrtare Serbisë për numrin e saktë të pjesëtarëve që UÇPMB-së. I ka pyet a na tregoni numrin e pjesëtarëve. Nuk ka mundësi ajo ditë me ndodh rastësisht ai është i rekrutuar nga Serbia”, ka thënë Haradinaj, teksa kritika ka edhe për mënyrën e subvencionimit të teksteve shkollore. Këtë, Haradinaj e quan torturim.
“Ai i ka torturuar prindërit me tekste shkollore, me tekste falas i ka detyruar me i ble, ka fëmijë që kanë mbetur gjithë vitin pa tekste. Si po i trajton mësimdhënësit, policën po i poshtëron në mënyrën më të keqe me orare të gjata. Ne dikur kemi pasur pagën minimale mesatare më te lartën se rajoni, sot Shqipëria po shkon me pagën minimale 900 euro, Kosova ende e ka 170 euro. Më tregojnë sindikalistët se përpara jemi kërkuar me statusin tonë jemi krenuar ndërsa tani kudo qe shkojmë jemi ulët dhe na shohin sikur viktima”, u shpreh Haradinaj.
Ndërsa vizitat në Ujman, Haradinaj i quan tendencë për t’i mashtruar qytetarët përmes një video. Vendimet e Kurtit për Haradinajn janë mision, teksa insiston ta quajë si i rekrutuar nga Serbia.
“E gjithë kjo mungesë e parasë e detyron njerëzit të lëshojnë vendin. Historia do ta njohë si njeriun që e ka rekrutuar armiku. Mashtrimin e ka armë, me mashtrim mundohet me mbërri. Shkon në Ujman më shumë policë se ata që lahen aty, shkon ne veri me pi kafe sheh më shumë policë sesa njerëz. Për një video mundohet me i mashtru qytetarët, po ta donte veriun do t’i donte minatorët, Trepça është fuqia jonë, ky nuk e përkrah por e bënë një fotografi në Ujman. Sjellja e tij nuk është padituri por është mision i tij sepse është i rekrutuari i Serbisë”, u shpreh Haradinaj./EO/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës