LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Parashohim unionin Kosovë-Shqipëri, institucionet e Kosovës nuk shuhen

Haradinaj: Parashohim unionin Kosovë-Shqipëri, institucionet e Kosovës nuk shuhen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur edhe për bashkimin me Shqipërinë.

“Bashkimi me Shqipërinë nuk lidhet me marrëveshjen që duhet arritur me Serbinë. Kjo është siç ka ndodhur edhe me Ushtrinë, Trepçën apo vendimi për Pavarësinë. Bashkimi është vendim i brendshëm i Kosovës”, tha ai në “Debat Plus”.

Haradinaj thotë se bashkimi me Shqipërinë lidhet me disa zhvillime tjera.


“Nëse vazhdojnë të mbesin pengesat që na ka vendosur Serbia por edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që lidhen me njohjet apo me anëtarësimin tonë në NATO, pasi për në siguria është prioritet, nuk na mbetet gjë tjetër pos të shkojmë nga referendumi me Shqipërinë”.

I pari i AAK-së thotë se kërkesa nga bashkim me Shqipërinë dallon me ato që janë kërkuar nga e kaluara.

“Më herët është kërkuar që bashkimi të merr edhe miratimin nga Serbia por ne në këtë rast nuk kërkojmë miratimin e Serbisë”.

Haradinaj thotë se në këtë rast nuk do të hiqet dorë nga shtetësia e Kosovës.

“Ne synojmë një union Kosovë-Shqipëri. Shteti i Kosovës mbetet në union me Shqipërinë. Institucionet aktuale të Kosovës mbesin. Përgjegjësitë e Kosovës që ja ka dhënë Kushtetuta mbesin, por më pas do të kishte një Kushtetutë të Unionit Kosovë-Shqipëri”, ka shtuar Haradinaj.

Kandidati i AAK-së për President, ka thënë se projekti i shkëmbimit të territoreve ka dështuar. Ai gjithashtu ka shtuar se nëse do të jetë President, do të gjendet një̈ zgjidhje tjetër, por se duhet konsensus mes institucioneve dhe partive.

Haradinaj ka treguar edhe se si e ka zbuluar planin e Mogherinit për ndarje para se të ketë informata më shumë.

“Shkëmbimi i territoreve ka dështu, për fat të keq me pasoja. Nuk do të ketë as asociacion, sepse e ka hedhur Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Haradinaj.

“Bazuar në këtë unë besoj se ka mundësi për një zgjidhjet tjetër, duhet konsensus mes institucioneve, por edhe mes pozitës dhe opozitës”, ka shtuar ai.

“Përvoja është shumë e rëndësishme në këtë drejtim, sepse 20 vjet angazhim ndihmojnë që të kuptohen më lehtë proceset. Intuita më ka bërë që të shoh rrezikun e dialogut nga Mogherini, akoma pa pasur informata të plota. Në fund ka dalë se vërtetë ka pasë një skenar për ndarje të Kosovës”, tha mes tjerash Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori