LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ministria e Transportit financuese e SHIK-ut

Haradinaj: Ministria e Transportit financuese e SHIK-ut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Ministrinë e Transportit për keqmenaxhim të parave publike dhe për korrupsion. Ai i përqendroi kritikat sidomos ne investimet nëpër rrugët e vendit dhe ne infrastrukturë.

Sipas Haradinajt, Ministria e Transportit është financuese e strukturave paralele të SHIK-ut. “Nga paratë e taksapaguesve kosovarë mbështeten strukturat e SHIK-ut. Zëvendësministri Adem Grabovci është arkëtar i SHIK-ut”, ka thënë Haradinaj, i cili po ashtu ka folur për nënshkrimin e kontratave të paligjshme, tenderë të dyshimtë dhe cilësi të dobët të asfaltimit të rrugëve.

Ndryshe, në këtë konferencë për gazetarë Haradinaj ka kritikuar qeverinë e vendit për menaxhim joligjor të buxhetit të Kosovës. /ktv/telegrafi/