LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kthehet në Kosovë për varrimin e nipit

Haradinaj kthehet në Kosovë për varrimin e nipit

Tribunali i Hagës i ka lejuar ish-kryeministrit Ramush Haradinaj qëndrim të përkohshëm në Kosovë, për të marrë pjesë në varrimin e nipit të tij, Shqipdon Haradinaj. Ish-kryeministri do të arrijë në Kosovë në orën 15:45, me linjën ajrore Vjenë – Prishtinë, ndërkohë që e ka të ndaluar të kontaktojë me mediat, apo të bëjë çfarëdo deklarate për publikun.

Ai, siç bën të ditur KTV, do të qëndrojë sonte në Gllogjan ku nesër varroset nipi i tij, i biri i dëshmorit të kombit, Shkëlzen Haradinaj.

Shqipdoni është ndarë nga jeta dje, pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Gllogjan.

Policia e rajonit të Pejës ka bërë të ditur se ngjarja tragjike ka ndodhur para shtëpisë së familjes Haradinaj, me ç’rast autobusi, që qarkullonte në vijën Gllogjan- Gjakovë, ka goditur djalin, i cili nuk u ka bërë ballë plagëve të marra.


Familjes Haradinaj i kanë dërguar telegrame ngushëllimi liderë të institucioneve të vendit. /KTV/