LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj reagon pas heqjes së taksës: Qeveria Kurti humbi plotësisht kredibilitetin te partnerët ndërkombëtarë

Haradinaj reagon pas heqjes së taksës: Qeveria Kurti humbi plotësisht kredibilitetin te partnerët ndërkombëtarë

Qeveria e Kosovës me shumicë votash ka miratuar heqjen e pjesshme të taksës 100% ndaj Serbisë.

Kjo do të thotë se taksa do të hiqet për lëndën e parë, derisa nga 1 prilli pritet të hiqet tërësisht.

Ndaj kësaj ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.


Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se qeveria në largim nuk ka mundur të ikë pa e larguar taksën, duke zhvlerësuar kështu kundërvlerën finale për marrëveshjen me Serbinë.

Miratohet heqja e pjesshme e taksës - nga 1 prilli hiqet tërësisht (Dokument)
Lexo po ashtu Miratohet heqja e pjesshme e taksës - nga 1 prilli hiqet tërësisht (Dokument)

Ai gjithashtu ka thënë se me këtë veprim, qeveria e humbi plotësisht kredibilitetin te partnerët ndërkombëtar, e posaçërisht te SHBA-ja.

“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Kalo në kategori