LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Është normale të më votojë Teuta, gjithnjë kam qenë pranë familjes Rugova (Video)

Haradinaj: Është normale të më votojë Teuta, gjithnjë kam qenë pranë familjes Rugova (Video)

I nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK – AAK dhe Nisma (PAN), Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të lejojë që t’ia marrë askush të drejtën e fituar në zgjedhje.

Ai në emisionin “Debat” të RTK, ka theksuar se e fton koaliconin LAA dhe VV-në që të reflektojnë dhe ta zhbllokojnë konstituimin e Parlamentit të Kosovës.

Haradinaj deklaroi se aktualisht nuk ka krizë politike dhe se deputetët së shpejti do të reflektojnë.


Ai tha se ka pasur një betejë publike e hershme se kush ka të drejtë ta formojë Qeverinë. “Pra beteja është se kush ta formojë qeverinë mes VV-së dhe PAN-it. Pra nga Albin Kurti, pa përfill rregullat në bazë të cilave kemi marrë pjesë në zgjedhje dhe ku ka fituar PAN-i”.

“Të mandatohet ai që është i pari. Nëse kam sukses, do ta formoj Qeverinë. PAN e ka fituar këtë proces zgjedhor”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se për tri mandate ka qëndruar në opozitë, me qëllim që sipas tij, në vend të bëhet ndryshimi, duke shtuar se ai është më i zoti se të gjithë kolegët e tij së bashku në krahun tjetër.

“Nuk e di pse ata frikësohen, ta shohin një herë se a po dështon PAN-i, e pastaj ta marrin në dorë. Por ata e dinë se Qeveria Haradinaj do të ndodhë dhe është e pashmangshme për këtë arsye po krijojnë probleme me kryeparlamentarin”.

Sa i përket deklaratës së Isa Mustafës që të respektohet Kushtetuta…, Haradinaj tha se nuk ka drejtë askush të bëjë propozime për këtë çështje, por të drejtën ekskluzive dihet kush e ka.

Se a ishin deputetët të lirë të votonin në seancën konstituive, Haradinaj tha se është e vërtetë historike që ka qenë i afërt me presidentin Rugova dhe me familjen e tij, pra ka qenë gjithmonë pranë familjes dhe deri në vdekjen e Rugovës.

“Kam qenë në ato momente me zonjën e parë Fana Rugova dhe Mendimin e Ukën, tash me rejat Blerinën e Blertën. Është e vërtetë se Teuta nuk e ka zor me votu Ramush Haradinajn, pra është e ultë që t’i thuhet asaj të mos më votoj… Vajza e atij që më ka dhënë dorën, më ka fut në shtëpi, është diçka normale të më votojë”.

Ai tha se  ka pritur që edhe Labinot Tahiri do ta bëjë edhe një hap më tutje, gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se e çmon Tahirin si person, mirëpo është shprehur se ka ngelur i habitur nga vendimet e deputetit të AKR-së.

Haradinaj tha se ka bërë një plan qeverisës dhe nuk është duke humbur kohë në këto ditë, në momentin që të formohet Qeveria ai të fillojë me punën.

Ai tha se i bën thirrje Pacollit, Mimoza Kusari-Lilës, Ilir Dedës e po ashtu LDK-së, por edhe VV-së që mos ta vonojnë vendin se është gabim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Kalo në kategori