LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ndarja për mua është luftë! (Video)

Haradinaj: Ndarja për mua është luftë! (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj pasi ka dalë kundër idesë së Lutfi Hazirit për shkëmbim territoresh me Serbinë, ka dhënë edhe një paralajmërim të frikshëm.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se prekja e territorit për të nënkupton luftë.

“Ndarja për mua është luftë, unë këtë e them pa hezitim dhe është rrezik me fol për ndarje…”, deklaroi Haradinaj, teksa debatonte për çështjen e shkëmbimit të territoreve.


Sipas tij, kushdo që përmend ndarje do me i sjellë një tragjedi Ballkanit.

“Nuk është mirë me përmend ndarje. Kushdo që e përmend ndarjen, për çfarëdo arsye, e ka gabim, do me i sjellë një tragjedi Ballkanit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryeministri Haradinaj tha se në këto rrethana nuk ka as ndarje as shkëmbim territoresh, pasi situata rrezikohet.

“Nuk ka ndarje, nuk ka shkëmbim territoresh, lëvizje kufijsh, është rrezik, nuk bëhet në këto rrethana”, ka thënë ndër të tjerash i pari i qeverisë së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Lajme
Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia

Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia

Lajme
Kalo në kategori