LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Deklarata e SHBA-së se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh, siguri për Kosovën

Haradinaj: Deklarata e SHBA-së se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh, siguri për Kosovën

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se deklarata e Departamentit të Shtetit është siguria më e madhe për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se sa ishte kryeministër, kohën dhe energjinë  ia ka kushtuar luftimit të zërave konspirativ e të pasaktë, që dikur thoshin se Amerika është për shkëmbim territoresh.

“Deklarata e krerëve të lartë të Administratës amerikane dhe Departamentit të Shtetit se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh, është siguria më e madhe dhe garancia më e duhur që i nevojitet Kosovës sot për të ecur përpara. Kohën dhe energjinë më të madhe sa isha kryeministër, ia kam kushtuar luftimit të zërave konspirativ e të pasaktë, që dikur thoshin se Amerika është për shkëmbim territoresh, duke synuar gabimisht largimin tonë nga aleati ynë historik, SHBA-të. Ai plan ka pas mundësi të jetë në tavolina tjera, por asnjëherë në tavolinën e udhëhequr nga SHBA-të. Sonte, ndihem i përmbushur dhe i sigurt, që kjo bindje po konfirmohet edhe deklarativisht”, ka thënë Haradinaj.


Departamenti Amerikan i Shtetit: Nuk ka plan të fshehtë për shkëmbime territoriale - të hiqet tarifa plotësisht
Lexo po ashtu Departamenti Amerikan i Shtetit: Nuk ka plan të fshehtë për shkëmbime territoriale - të hiqet tarifa plotësisht

Hardinaj është shprehur se marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën janë të pathyeshme.

“Marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pathyeshme, të pacenueshme, dhe të përhershme. Shtëpia e Bardhë dhe Washingtoni janë tempull i shenjtë i lirisë dhe pavarësisë sonë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Kronika e Zezë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Drejtësi
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Lajme
Kalo në kategori