Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur se me vendimin për të mos kandiduar askënd për pozitën e kryeministrit janë treguar të sinqertë.
“Në këto zgjedhje Kosova tash është me ushtruese të detyrës së Presidentit. AAK dhe unë personalisht duke respektuar realitetet politike kemi vlerësuar që të ofertojmë me përgjegjësinë e presidentit dhe rolin tonë në qeveri. Është sinqeritet i yni”, ka thënë kreu i AAK-së.
Sipas tij posti i presidentit do të jetë vendimtar për funksionimin e qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Është situatë ndryshe nga situata e zakonshme kur pas zgjedhjeve kërkohen 61 vota për ta krijuar Qeverinë. Këtë herë është sfidë më e madhe që të gjendet mundësia për 81 vota në parlament. Është interes i partisë fituese dhe të tjerave, sepse moskrijimi prej 2/3 do ta rrezikonte procesin zgjedhor”, ka thënë Haradinaj, për Klan Kosova.
Ai ka theksuar se është interes i të gjitha partive që të gjendet formula për krijimin e shumicës me mbi 80 deputetë.
“Fakti që nuk kemi ofertuar me mandatar për kryeministër dhe fakti që kemi respektuar forcën e tjerave politike që të garojnë për kryetarin e qeverisë dhe kemi ofertuar me pozitën e Presidentit është krijim i hapësirës së ndërsjellë për forcat tjera politike që ta arrijnë suksesin e synuar”.
“Tani me shkuarjen në zgjedhje gjithçka mbetet e hapur. Pas zgjedhjeve janë mundësitë e reja. Hapësira për ta manovruar për forcat politike është më e madhe. Më herët bëhej fjalë vetëm për presidentin, tani situata është ndryshe. AAK nga të gjitha forcat politike që garojnë në zgjedhje nuk ka kandiduar askënd për kryeministër, por shkon në zgjedhje për Presidentin”.
Haradinaj ka treguar se listën e deputetëve për zgjedhjet e reja e kanë përfunduar këtë të hënë.
“Jam bartës i listës, kemi listën me 110 kandidatë. Në listë kemi kuadro të zotët. Listën e kemi gati. Me 16 duhet dorëzuar”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës