LAJMI I FUNDIT:

Hapet qendra e gatimeve tradicionale në Istog

Hapet qendra e gatimeve tradicionale në Istog

Komuna e Istogut, si përfituese e projektit Mbështetja e shoqatës së gruas “Aba-k”-vetëpunësimi i grave në nevojë, nëpërmes gatimit të ushqimeve tradicionale”, të implementuar nga Instituti Riinvest dhe financuar nga Komisioni Evropian, ka bërë hapjen e qendrës për gatime e ushqimeve tradicionale, ku qëllimi i hapjes së këtij lokali është punësimi i grave në nevojë.

Nënkryetari i Komunës së Istogut Lulzim Blakaj tha se përkrahja e komunës për ketë kategori do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Sot jam shumë i lumtur që këto gra po realizojnë ëndrrën e tyre me hapjen e këtij lokali. Ne në vazhdimësi kemi përkrahur këto gra dhe këtë përkrahje këto gra do ta kenë edhe në të ardhmen nga ana e institucioneve komunale”, tha Blakaj.


Ndërkaq Mevlyde Ahmetaj-Kryetare e shoqatës “Aba-k”, ka falënderuar Komunën e Istogut për përkrahjen e vazhdueshme që u është dhënë.

“Ne jemi të lumtura që ky projekt po realizohet dhe më anë të këtij projekti po punësohen shumë gra në nevojë dhe falënderimi me i madh i takon komunës së Istogut për kontributin e palodhshëm për vite më radhë”, tha nder të tjera Ahmetaj.

Të gjitha ushqimet do të shërbehen nga menyja tradicionale shqiptare. Mysafirët do të kenë rastin ti shijojnë këto ushqime në qendrën e gatimit tradicional dhe gjithashtu të bëjnë porosinë e ushqimeve dhe ëmbëlsirave të preferuara në raste të festave apo eventeve të ndryshme familjare në ambientet e tyre shtëpiake./Telegrafi/