LAJMI I FUNDIT:

Hapet panairi i punësimit me bankat komerciale në Kosovë

Hapet panairi i punësimit me bankat komerciale në Kosovë

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës organizojnë panairin e punësimit me bankat komerciale.

Kjo ngjarje do të kontribuojë në krijimin e një lidhjeje në mes të punëkërkuesve dhe bankave komerciale në Kosovë, në mënyrë specifike synimin e studentëve që aktualisht studiojnë apo që kanë diplomuar në gradën Bachelor-Master.

Ata do të kenë mundësinë për të sjellë CV-të e tyre dhe për të diskutuar mundësitë e praktikës dhe mundësitë e punësimit në industrinë bankare.


Panairi organizohet sot në Qendrën Kulturore dhe Informative e BE-së që gjendet në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00. /Telegrafi/