LAJMI I FUNDIT:

Hapet një pikë shitjeje e PTK-së në Graçanicë

Hapet një pikë shitjeje e PTK-së në Graçanicë

Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha, ka bërë të ditur se hapja e kësaj pike të shitjes ka ofruar 56 vende të reja të punës dhe ka lajmëruar se sot do të hapet edhe një pikë e shitjes së re në Brezovicë.

Në Graçanicë është hapur pikë e shitjes së parë të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë zyrtarë të lartë të qeverisë dhe PTK-së. Zëvendësministër i Ministrisë së Transportit dhe të Post-Telekomunikacionit, Adem Grabovci, është shprehur i kënaqur me hapjen e kësaj pike të shitjes dhe ka thënë se qytetarët e Graçanicës dalëngadalë po futen në binarë drejt punësimit, integrimit dhe zhvillimit. /ktv/