LAJMI I FUNDIT:

Hapet bordeli për femra

Hapet bordeli për femra

Një bordel legal për femra, është hapur në periferi të Las Vegasit. Bordeli, Shady Lady Ranch, së shpejti do të ofrojë shërbime seksuale vetëm për femra – ndërsa në të do të punojnë “prostitutat” meshkuj të moshës 21 deri në 40-vjeçare.

Në konkursin për punë janë lajmëruar qindra meshkuj, të cilët janë të gatshëm t’ua plotësojnë dëshirat seksuale femrave, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Pronari i bordelit, Jim Davis (78-vjeçar) tashmë ka marrë lejen e nevojshme për këtë biznes, ndërsa bashkëshortja e tij Bobbi, veçmë ka përzgjedhur dhjetë meshkujt që “janë të përshtatshëm për këtë punë”.

Shërbimi një orësh në bordelin Shady Lady Ranch do të kushtojë 300 dollarë, ai dy orësh 500, ndërsa kënaqësia gjatë gjithë natës 2.000 dollarë. /Telegrafi/