LAJMI I FUNDIT:

Hapen ofertat e privatizimit

Hapen ofertat e privatizimit

Të Mërkurën në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbajë ceremoninë e hapjes së ofertave për valën 34 të privatizimit.

Hapja e ofertave do të filloj ne orën 13:00. Lista e tenderëve për privatizim për valën 34 përmban 11 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 11 Ndërmarrje të Reja.

Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spinof-it të Rregullt.

Ndermarrjet qe do te privatizohen jane,


Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Kodrali e Becit Sh.P.K. – gjendet në zonat kadastrale Kodrali e Becit dhe në fshatrat Bec dhe Kodrali. Kjo ndërmarrje ofron rreth 215 ha tokë bujqësore.

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Fushticë e Ulët Sh.P.K. – me rreth 50 hektarë të tokës bujqësore. Ndër. E Re shtrihet në zonën kadastrale Fushticë e Ulët dhe gjendet pranë rrugës Komoran-Carralevë rreth 5 km larg udhëkryqit Komoran-Carralevë.

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Muzakaj Sh.P.K. – me rreth 91 hektarë të tokës bujqësore. Ndër. E Re shtrihet në zonat kadastrale Milloshevë, Mazgit, Obiliq.

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Zidi i Sadik Agës Sh.P.K. – gjendet në pjesën kryesore të Komunës së Gjakovës, përgjatë rrugës rajonale Gjakovë-Prizren. Kjo Ndër. e Re përbëhet vetëm nga toka bujqësore. Ndër. e Re do të përbëhet prej përafërsisht 167 hektarë tokë.

Në këtë tender nuk është përfshirë asnjë bagëti apo asete tjera të lëvizshme.

Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës.

Ndërmarrja e Re KB Gurrakoc Sh.P.K. – ofron pasuri në sipërfaqe prej përafërsisht 5.96.00 ha tokë përfshirë po ashtu objektet përafërsisht me një sipërfaqe prej 3.000 m2 në qendër të Gurrakocit.

Ndërmarrja e Re Thertorja Istog Sh.P.K. – përfshinë tokën dhe ndërtesat e përshtatshme për të zhvilluar biznesin e thertores dhe kasaphanën me kapacitet të përmbushjes së standardeve të prodhimit të mishit. Ndërmarrja e Re përbëhet prej një sipërfaqe rreth 2.26 ha tokë me tri ndërtesa strategjike.

Ndërmarrja e Re Inxheniering Shitoret – Tregu Sh.P.K. – i ofron investitorit potencial mundësinë të fitoj pesë dyqane me sipërfaqe total përafërsisht 59 m² me lokacionet në katin e parë dhe të dytë në qendrën Tregtare afër Tregut te Gjelbërt në Prishtine, me mundësi për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste dhe të qiradhënies.

Ndërmarrja e Re Drithnaja Tregu Sh.P.K. – i ofron investitorit potencial mundësinë që të fitoj ngastrën prej përafërsisht 3.2 ari që përfshin tre lokale dhe parkingun. Kjo pasuri gjendet në pjesën mjaft atraktive të qytetit të Prishtinës afër Tregut të Gjelbër dhe Qendrës së AKP-së me mundësi të zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme komerciale e të qiradhënies.

Ndërmarrja Re Mekanizimi Lokali në Qafë Sh.P.K. – i ofron investitorit potencial një mundësi të fitoj një objekt prej përafërsisht 391.35 m² në qendër të Prishtinës me mundësi të mëdha për aktivitete komerciale.

Ndërmarrja e Re Liria “Ortakoll-1” Shitoret Sh.P.K. – Kompleksi i Njësisë me pakicë për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përshin katër shitore dhe bodrumin që ndodhen në Ortakoll Lam I/a and Lam V/1-Prizren dhe përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 673.14m².

Ndërmarrja e Re Koritniku – Ndërtesa e Administratës Dragash Sh.P.K. – Prona e ndërmarrjes për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përmban zyrat që ndodhen në Dragash dhe përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 00,03,02 ha. /telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori